Frika pas skandaleve: A mund të shkarkohet Donald Trump nga Kongresi?

24 Gusht 2018, 16:34Politika TEMA

Gjatë dy ditëve të fundit po përmendet gjithnjë e më shumë mundësia e ngritjes së akuzave ndaj presidentit Trump, me synim shkarkimin e tij nga Kongresi.

Megjithëse duken të pakta shanset që shumica republikane të fillojë një proces të tillë, situata mund të ndryshojë nëse demokratët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në muajin nëntor. 

Ndërkaq vetë presidenti u shpreh se nëse ngrihen akuza për shkarkimin e tij, tregu i aksioneve do të falimentojë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se po fillon një fushatë kundër mundësisë së shkarkimit të tij.

Ai i tha kanalit Fox News se nëse ngrihen akuza për ta shkarkuar, atëherë ai mendon se tregu i aksioneve do të falimentojë.

Në vazhdim, presidenti ngriti pyetjen se si mund të ngrihen akuza për shkarkimin e tij, ndërsa ai po bën një punë të shkëlqyer.

Ngritja e akuzave për shkarkim është përmendur më shumë gjatë dy ditëve të fundit, pasi ish-drejtori i fushatës Trump, Paul Manafort, u gjet fajtor për tetë akuza nga një juri federale në shtetin Virginia.

Gjithashtu, ish-avokati i hershëm i presidentit, Michael Cohen, u vetëdeklarua fajtor në një gjykatë të shtetit Nju Jork, për paratë e dhëna gjatë ditëve të fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e dy grave për marrëdhëniet e tyre intime me zotin Trump.

Zoti Cohen deklaroi se pati vepruar sipas udhëzimeve të zotit Trump.

Disa ekspertë të politikës sugjerojnë se pranimi nga ana e zotit Cohen i shkeljes së rregullave për financimin e fushatave elektorale dhe implikimi që ai i bëri Ppesidentit mund të shërbejnë si bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit, por të tjerë janë skeptikë.

Aktualisht duken shumë të vogla shanset që shumica republikane në Kongres të organizojë procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit.

Megjithatë, nëse demokratët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor, atëherë do të kishin mundësinë të fillonin këtë proces ndaj Presidentit.(voa)

5 komente në “Frika pas skandaleve: A mund të shkarkohet Donald Trump nga Kongresi?”

  1. jon says:

    Gjithe keto akuza qe i drejtohen Trump s’kane te bejne fare me punen e tij te perditeshme si president. Sigurisht qe kejo eshte taktike nga elita per ta diskretituar sepse duket se Trump eshte koke me vete dhe punon per te miren e popullit jo per eliten. Nga ana tjeter Trump i ka prure disa nga keto akuza pikerisht nga jeta ne Showbiz qe ne te vertete eshte jete e piste. Pra ne disa rraste paguan ate qe meriton. Por populli amerikan kishte 2 mundesi . Te korruptuaren Klinton apo Trump. Mendoj se ne veten e tij Trump ka kerkuar falje per te kaluaren. Nga ana tjeter keta qe e akuzojne Trump jane me te vertete me te korruptuarit, mbeshtetesit e Klinton. Jane Sataniket. E njejta elite kane rreth 15 qe kane hedhur pisllek te cfare do lloji te presidenti i Rusis Putin. Ne fund arriten vetem ta bejne te famshem. Me Trump do ndodhi e njejta gje.

    1. trumpistovic says:

      Ti bastard i Putinit do te shohesh sesi Amerika jo vetem do te triumfoje mbi spiunin rus qe ka zaptuar Shtepine e Bardhe por edhe si do ti beje ruset te hane debore per nderhyrjen ne zgjedhjet amerikane.

  2. Endri says:

    Per me shkarku Trumpin duhet 2/3 e senatit, republikanet kontrollojne shumicen plus ne nentor kan shans me fitu to pakten 4-6 poste te reja (24 demokrat dalin ne zgjjedhje kundrejt 8 repulikan).Me dy fjale Bill Clinton u shkarkua nga kongresi por mazhorance demokrate ne senat nuk e lejoj at e njejta do te ndodhe me Trump

  3. Luli says:

    Po Tema do shkarkohet,por kur Sorrrrosi tja rruaj bolet e verdha,kini durim dhe 6 vjet.

  4. pokeristi says:

    E para duhet te pranojme se ekonomia amerikane,sot eshte drejt nje rikuperumi te plote e te qendrueshem.Pas kolapsjes ekonomike e financiare globale,ishin demokratet ata qe morren drejtimin e shtetit ne vitin 2009-te.
    Pra ish Obama ay qe morri frenat duke uzgjedhur presidendt i USA.
    Shteti ish idrobitur nga dy lufta ne Irak e Afganistan,ekonomija ish ne pragun e nje kolapsjeje te plote tregu financjar po ashtu,industrija e makinave ne kolapsje,real estate ne kolapsje,e sa e sa dege te tjera te ekonomise lengonin jo me ne USA por ne gjithe globin.
    Ne saje te masave drastike e efikase qe morri Obama brenda nje peeiudhe drejtimi prej dy legjiistraturash,ekonomija amerikane u rikuperua dhe eci dhe vazhdon te ece e konsoliduar sot e kesaj dite.
    E dyta,pra sot duhet te kuptojme qe gjendja eshendoshe e ekonomise amerikane i takon inercise se nje ekonomije te shendoshe te trasheguar nga Obama dhe shume pak drejtimit te cale nje vjecar te Trampit.
    E treta kush se ka kuptuar le te shohi nje cike me qarte se
    z.Trump po e trajton Ameriken si me e pas biznesin e vet personal,pa pasur idene me elementare te drejtimit te
    shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje