VIDEO: Pushuesit e habitur filmojnë emigrantët maroken kur zbarkojnë në plazhin e Spanjës

27 Gusht 2018, 18:07Lifestyle TEMA

Ky është momenti i habitshëm i emigrantëve që zbarkuan në një plazh të mbushur me turistik dhe më pas u ngjitën në një shkëmb pas hedhjes nga gomonia e tyre që mbëriti jug të Spanjës.

Pushuesit mbetën të habitur kur panë afro 50 marokenë në mesin e tyre 10 fëmijë, duke vrapuar në drejtim të hotelit luksoz në Costa de la Luz të Spanjës.

Incidenti ndodhi pranë një vendpushimi rezidencial dhe turistik të quajtur Sancti Petri, i cili mburret me dyqane, restorante dhe hotele të ndryshme me katër dhe pesë yje.

Një turiste që filmonte skenën mund të dëgjohej duke thënë në spanjisht ndërsa emigrantët kërcyen nga barka e tyre, “Shikoni se si po vrapojnë drejt hotelit. Ata po shkojnë në Melia Sancti Petri. Shiko, shiko, shiko“.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të pasdites së të shtunë në plazhin Barrosa, që konsiderohet një nga plazhet më të popullarizuara në pjesën jugore të Spanjës.

Sipas rojeve bregdetare spanjolle, nga 50 emigrantët 25 prej tyre janë arrestuar dhe 19 janë të moshës minorene. Ata gjithashtu kanë njoftuar se emigrantët janë nga Maroku të cilëve rrugëve ilegale janë futur në Spanjë.

Kjo nuk është hera e parë që raste të tilla po ndodhin në plazhet e Spanjës, muaj më parë ishin filmuar afro 50 emigrantë tjerë duke u munduar t’i ikin policisë bregdetare.

1 komente në “VIDEO: Pushuesit e habitur filmojnë emigrantët maroken kur zbarkojnë në plazhin e Spanjës”

  1. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Zbarkoni ne Durres se Shqiperia ka shume nevoje per krah pune. E thote dhe Edi Rama ne stacionin e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje