Jari ka reaguar sot fort, pas publikimit të bisedës së Biankut me Bibën në Strasburg:
“Biba u dërgua nga Edi Rama kundër pronave të gruas sime. Këtë nuk ja fal kurë”
Dhe pas kësaj, Jari zbardh bisedën e plotë:
“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!
Kjo bisedë është zhvilluar kur unë isha president.
Biseda u përgjua nga baxhanaku i Genc Pollos me porosi timen.
Biba u dërgua në Strasburg nga Edi Rama me porosi të veçantë për të mos fituar gjyqin e pronave gruaja ime.
Bianko e kishte parandjerë presionin e Ramës dhe unë i thashë ma regjistro bisedën të të them çfarë do bësh.
Ja biseda.
Biba: Ça bëhet ndonjë gjë? Këtej si i ke punët?
Bianko: Mirë mo burrë.
Rroga nuk është keq, 20 mijë euro, por kemi problem këtu tek menca e Gjykatës.
Nuk të lënë të marrësh dhe gruan për të ngrenë, vetëm një njeri lejohet.
Biba: Po mirë o burrë, porosit dy racione dhe një paketoje.
Bianko: Ashtu e bëj kur vjen Genc Pollo, se ai vdes për këtë mencën.
Biba: Vazhdon normalisht me Gencin, se keni qenë baxhanakë?
Bianko: Po po, jam ok. Biles më porositi për këto pronat e gruas së Bujarit.
Më tha, shpejtoja pak.
Biba: Emo mire, bë si ta kesh për mbarë.
Por qeveria ka shqetësim këto gjyqet, se kërkojnë shifra stratosferike.
Bianko: Po më latë prapë mua këtu, di unë ça i bëj.
Po më ndërruat, këtu më keni avokt pronash, se i kam gjithë dosjet gati.
Biba: Po mirë të flas një herë.
Mos u nxito sa të të kthej një përgjigje…
Pas kësaj bisede u kuptua se Edi Rama kishte porositur që gruaja ime të humbiste gjyqin.
Por Bianko jo vetëm që luftoi për të, si për vete, por dhe në rastin e pallatit Lulit theu gjithë rregullat e gjykatës dhe e kaloi çështjen për tre muaj.
Kjo tregon se Edi Rama lodhet kot në Tiranë.
Ne kemi Gjykatën në Strasburg”.