Bashkëshortja e sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile po përballet me sulmin e mjaft qytetarëve.
Edhe pse ata po shijojnë një romancë të bukur dashurie prej katër vitesh, Jessica Melena kritikohet se e do burrin e saj veç për interes.
Ndërkohë ajo i përgjigjet ndjekësve duke i thënë “Dashuria nuk është blerë”.
Çifti shpesh shfaqet i lumtur në rrjetet sociale bashku me dy vajzat e tyre. (TemA)