Kush është sharlatani, Panuçi apo Nishani? Leksioni në padinë ndaj ish-presidentit dhe gjuha e tifozit të rëndomtë

6 Shtator 2018, 10:23Kronika TEMA

Duhet të jetë një precedent i rrallë në nivel botëror ai kur një trajner futbolli padit një ish-president. Italiani me emër jo të vogël, Cristian Panucci, siç është mësuar tashmë, ka çuar në gjykatë ish-kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani, duke e paditur për etiketimin “sharlatan” në një status Facebook-u, pas humbjes së Shqipërisë në një miqësore me Kosovën.

Është një leksion i vyer ky që na e jep Panucci në ambientin e kontaminuar shqiptar, nga helmi i lëshuar çdo ditë prej aktorëve politikë, që e shkelin dinjitetin e njëri-tjetrit si pa të keq, me akuza gjithëçfarëshe e po ashtu etiketime deri dhe fyese, pa patur asnjë barrierë, morale apo ligjore.

Po pse “sharlatan” dhe kush është sharlatani në këtë këtë rast?

Ish-presidenti Nishani, si dje në drejtimin e kreut të shtetit e si sot në post-presidencë, po shfaq të qënit një aksident në jetën publike.

Partiak deri në ekstrem në ushtrimin e postit të lartë, tek ai ka munguar e po mungon ajo staturë e një individualiteti që koha, përvojat, pozitat, marrëdhëniet në sferat e larta, do e kish veshur me një përkorësi së paku në komunikim.

Me një angazhim post-presidencial në Facebook ngjashëm me Berishën, i përcjellë çdo ditë publikut statuse pa asnjë vlerë, intelektuale apo shoqërore, duke mbetur i zhytur në moçalishten duhmërëndë të politikës së ditës.

Edhe pse jashtë konteksteve politike, prej një moçalishteje të tillë ka buruar dhe etiketimi “sharlatan” ndaj Panuccit.

Por dhe gjuhësisht nuk është fjala e duhur. “Sharlatan” është fjalë me konotacion etik; pra njeriut që i drejtohet, i vihet në dukje problem etik që ka.

Panucci, siç e kemi parë dhe siç ka qenë gjithnjë në karrierën e tij, është natyrë tejet serioze. Në paraqitjen e tij publike nuk ndonjë cen në çështje etike. Dështimi i tij në disa miqësore, siç qe dhe ajo me Kosovën, nuk lidhet me aspekte sharlatanizmi.

Dhe ish-presidenti Nishani, me të drejtën e tij njerëzore për t’u ndjerë keq nga një humbje e kombëtares, duhet ta kish kafshuar gjuhën së paku etikisht, pa iu futur mangësisë së kulturës minimale gjuhësore në zgjedhjet e fjalës më të paduhur.

Dreqi e mori, ke qenë president e nesër mund të jesh sërish shtetar në një tjetër funksion, dhe nuk bën që për një ndeshje futbolli të përdorësh gjuhën e një tifozi të rëndomtë, nga ata që gdhihen e ngrysen me mendjen te topi. Ky po që është sharlatanizëm!

5 komente në “Kush është sharlatani, Panuçi apo Nishani? Leksioni në padinë ndaj ish-presidentit dhe gjuha e tifozit të rëndomtë”

  1. Epiriiiii says:

    IshPresidenti Jar Mehmeti(nishani pa nishan) eshte me Shume Çyryk nha Mèndja sesa nga Shèndeti.

  2. Durrsaku says:

    Eshte per te ardhur keq per kete ish president por nuk besoj qe te denohet pasi te behen ekzaminimet nga mjeket do dali budall plus qe nuk dihet qe kure nuk ka bere seks.

  3. aaaaaaaa says:

    po ta mendosh mire gjithe kete histori te nishan presidentit e kupton se pse jemi ne kete gjendje ne si popull.Ky eshte niveli i politikaneve tane ,idiote ,hajdute ,gomere dhe prandaj ky vend do dhe nja 300 vjet te behet ,I meritojme si popull ,le ti degjojme tani.

  4. Laboviti says:

    Nishani pa nishan eshte dallkauk esharlatan me mustaqe si shejtan!!!

  5. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot says:

    ME KTË BRUM, KJO LLOJ BUKE DO PIQET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje