Në vigjilje të sfidës së përfaqësueses së Shqipërisë ndaj Skocisë në transfertë, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit 1 në Ligën C për Ligën e Kombeve, kuqezinjtë e moshës U-19, janë mposhtur prej bashkëmoshatarëve nga Islanda me rezultatin e thellë 4-1 në miqësoren e zhvilluar këtë të hënë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kjo ishte prova e dytë që kuqezinjëve e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani kanë zhvilluar gjatë kësaj periudhe, pasi në përballjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, kuqezinjtë U-21 fituan minimalisht me rezultatin 1-0 me gol të realizuar nga Ernes Muçi në limitet e kohës.
Golin e nderit për Shqipërinë në disfatën e të hënës e shënoi Nezha në minutën e 48’.
Ne prape kishim mundesi te shenonim ne “limitet”e kohes.???…..mire e kane thene, “te vegjlit”kuqezinj….e si mund te krahasohemi me nje vend sa popullsia e Shkodres a Elbasanit qe ka me shume fusha dhe arena futbolli se banore?…mungonte ballisti me flamurin Zi e Kuq pa u mundem…