Vlora është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë.
Një 13-vjeçar është vetëvrarë pasditen e kësaj të hëne me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore.
Njoftimi nga Policia
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(TemA)
Po keshtu eshte kur prinder injorante mbajne arme, mjer femija i shkrete…..