FIFA ka vendosur që të përcaktojë rregulla të reja për transferimin e lojtarëve. Vit pas viti vijnë ndryshime, por ky i fundit duket se do t’iu “djegë” shumë klubeve, jo vetëm atyre me emër në arenën ndërkombëtare, por edhe klubet shqiptare.
Normalisht që ngushtohen kufijtë, nuk do të ketë vend për shumë lloje lojtarësh.
Është FIFA që ka shtuar përpjekjet për të frenuar numrin e lojtarëve të dhënë në formë huaje nga një skuadër në tjetër, një praktikë që ka evoluar shumë në futbollin e viteve të fundit.
Sipas një artikulli të ditës së sotme nga gjermania “Bild”, institucioni më i lartë i futbollit në botë do të nisë të marrë masa të ashpra për skuadrat që japin lojtarë në formë huazimi.
Për të komunikuar këtë vendin do të jetë vetë kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po mundohet që të shtregojë më tej barrierat e vendosura për transferimet gjatë periudhës së merkatos.
Presidenti i botës së futbollit ka nisur që të mendojë për të kufizuar së pari numrin e lojtarëve që mund të jepen në formë huaje, pra do të jenë vetëm 8 mundësi për huazim.
Skuadrat që preken më shumë në këtë rast janë Chelsea dhe Juventus, të cilat janë shembujt që nuk mund të shmangen.
“Blutë e Londrës” kanë shpërndarë nëpër botë 40 lojtarë, ndërsa kanë akses në 26 skuadra të ndryshme. Ky kufizim pritet që të zbatohet vetëm për lojtarët që janë mbi moshën 21-vjeç, duke përjashtuar kështu grupin e moshës së re që ka nevojë për t’u aktivizuar.
Një tjetër ndryshim, tani i mirënjohur është dhe propozimi i bërë nga trajnerët më me emër, të cilët kanë kërkuar që merkato e verës apo e dimrit të hapet dhe mbyllet në të njëjtën ditë për të gjitha klubet në botë.
Futbolli eshte shkaterruar fare si loje e bukur qe ishte dikur. Paraja prishi gjithe boten po ashtu dhe futbollin. Thuhet se sot ka ndeshje Kukesi-Kamza. Mora nje shembull kot se une nuk njohe keto skuadra. Mblidhen spektatoret ne stadium kuksiane apo kamziote dhe shikojne nje ndeshje futbolli me lojtare te huaj e asnje qe perfaqeson qytetin e tyre, njesoj si lojrat per femije me kuklla. S’ka me asnje kuptim dhe tifozeria behet per para , pak njerez dhe asgje tjeter. Apo los Reali Spanjes me Juventusin e Italise, ne fakt jane mbledhur lojtare nag e gjithe bota dhe s’kane te bejne fare as me Juventusin e as me Realin. Deri dje tifozat e Juventusit e shanin Ronaldon, sot e duartrokasin! Sinqerishte dhe shpirterisht e kane?! KJo e ka bastarduar futbollin dhe kete e pate edhe ne kampionatin biteror kete vit se sa palaço kampionat ishte: bastard, sepse s’ka skuadra me lojtare venda , e si mund te kete kombtare?! Prandaj FIFA duhet te rivendos rregullat e dikurshme; Skuadres maximum vetem tre lojtare te huaj dhe ata jo te tre te lozin ne nje ndeshje, lere me huazimet apo merkatot qe jane idiotizma te koheve moderne. Vetem keshtu rregullohet e zbukurohet futbolli dhe kombtaret. Ka edhe te tjera gjera se une s’jam specialist.