Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta pasi ai riktheu për shqyrtim në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Dekreti i presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.
Nërkaq teksa foli në kuvend ministri Ahmetaj e cilësoi si qesharak dekretin e presidentit për “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”.
“Është qesharake. Dua t’u kujtoj qytetarëve se në vitin 2005 taksimi ka qenë 20 %, në 2008 këta që mungojnë ia lehtësuan në 10 % ne ia rritëm barrën fiskale.
Këtu mbyllet debati i pabazë qesharak, që bëjnë shumë njerëz në këtë sallë e përtej kësaj salle sa i përket lojërave të fatit.
Nuk kemi dhënë asnjë licensë të re, pra debati se kur lulëzuan lojërat fatit. Deri në 2013 kanë qenë 40 kompani, sot janë vetëm 20 kompani. “ u shpreh Ahmetaj .
Gjatë fjalës në kuvend Ahmetj sqaroi edhe më tej ligjin për tatimin mbi fitimin, ndërsa theksoi se barra fiskale që rritet është vetëm ajo për Lotarinë Kombëtare.
Ndërkaq Kuvendi ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish të përndjekurit. (TemA)
qelbesire