“Air Albania” nis fluturimet të shtunën, destinacioni i parë me flamurin shqiptar

14 Shtator 2018, 08:49Sociale TEMA

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë. Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë.”

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve.

Lajmin e beri të ditur edhe kryeministri Rama mbrëm në emisionin “Open”.

“Unë dua që Shqipëria, të paktën këtë mandat, të ketë edhe 2 aeroporte të tjerë por unë do të luftoj që të kemi 3.

Do të hapim aeroportin e Kukësit pranverën e ardhshme, do të bëjmë Kukësin me aeroport, do jetë një ndryshim i madh në perspektivë për të gjithë Verilindjen.

Do të fillojmë aeroportin e Vlorës, po punojmë dhe shpresoj edhe për aeroportin e Sarandës, nesër pasdite do të jetë gati avioni i parë i “AIR ALBANIA” që fillon fluturimet pasnesër.

1 muaj do të jenë fluturime testi dhe më pas do të jetë shtëpia fluturuese e shqiptarëve që do të shkojë në Romë, Milano, Bolonja, Londër edhe në Stamboll natyrisht, me çmime më të arsyeshme dhe shërbim më të mirë”, – tha Rama

Mësohet se fillimisht udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

3 komente në ““Air Albania” nis fluturimet të shtunën, destinacioni i parë me flamurin shqiptar”

  1. Re says:

    Brravo rrespekte Ed Rama

  2. Komentuesi says:

    Per hajer qoft,dhe me kembe te mbare.Suksese te metejsheme.Urojme nga zemra kryeministrin shqipetar Edi Rama,qe beri te mundur fluturimet me avion shqipetar, neper vendet e botes ku do njihet dhe flamuri yne shqipetar.Kemi bindjen,se, edhe ne te ardhemen,do te kemi gjera akoma me te mira me kete kryeminister.Urime dhe suksese qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje