Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat ku ka folur për tarifën prej 100 lekësh që banorët e Kukësit do të kenë për përdorimin e kësaj rruge.
Gjelbrim Shehu thekson se ditën e sotme duhet të mblidhej këshilli bashkak ku në axhendë ishte edhe tarifa e rrugës së kombit.
Sipas tij, mbledhja nuk është zhvilluar sepse nuk është plotësuar kuorumi që kjo mbledhje të niste, pra, nuk është plotësuar numri minimal i anëtarëve pjesëmarrës që duhet për tu zhvilluar mbledhja.
Me tej kryetari Shehu thekson se pas bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe koncensionarin është rënë dakord për tarifën modeste prej 100 lekësh për qytetarët e Kukësit, që është një shifër krejt e përballueshme nga qytetarët.
Shehu shprehet se kjo pikë e rëndit të ditës nuk do të rishihet më në mbledhjet e radhës pasi konsiderohet e mbyllur, për sa kohë reflektimi i qeverise dhe koncensionarit ne bashkepunim me keshillin bashkiak ka ne rene dakord per vendosjen e shumës simbolike prej 100 lekësh si tarife per keta banore.
Paska rene dakort Gjelberimi per paret e banoreve te Kukesit.
Ua di llogarine e xhepit
Si fusin duart te xhepi i popullit, ju lumte. Mire e kane, ti rrjepin te gjithe.
r 5000 mijeshet do kercasin sa te kalojne 3 muaj..
Une jam Kuksian (nuk po e shkruaj frengjisht se do duket plagjarizem) ….. ose jo me mire po behem Kuksian. Por ama nje idiot te tille nuk ma kane zene kurre syte. Ky tipi duhet te arrestohet urgjentisht dhe jo vetem kaq, por te kurohet ne nje klinike te specializuar, nga ato qe merren me lavazhin e trurit. Deri kur do ta vuaje ky popull aleancen e oligarkeve haxhi qamilista me qeverine ????
VETEM JU QYTETARET E KUKSIT I KERKONI QEVERISE QE 1/4 E TE ARDHURAVE QE DO PERFITOHEN NGA KJO TAKSE TE KALOJE NE FONDIN PER BASHKINE E KUKESIT,,,,QE BASHKIA TI PERDORI PER RRITJEN E PUNESIMIT NE KUKES,,,,KUKESIT E GJITHE SHQIPERIA I KA BORXH TE MADH,,,JU KEMI BORXH ENERGJINE QE MERR E GJITHE SHQIPERIA..DHE KETE BORXH DUHET TJUA KTHEJME ,,,ESHTE DETYRE E TE GJITHE SHOQERISE SHQIPTARE,//