Kevin Boateng, mesfushori i Sasuolos thotë se ai kishte një kohë të mirë me trajnerin e Juventusit, Maks Alegri, kur të dy ishin pjesë e Milanit në të kaluarën.
“Ne patëm një kohë të mirë së bashku, ai është rritur shumë, prandaj ka arritur këto rezultate. Alegri është një trajner i madh, mendoj se ai do të jetë perfekt për Premier Ligën”, u shpreh “Princi”.
Për Ronaldon, Boateng tha: “Gjithmonë dëgjoj kritika për Ronaldon, por për mua janë të pavend. Ai duhet të zhbllokohet, më pas do të bëjë 30 gola në Serie A, minimalisht.
Unë shpresoj se nuk fillon kundër nesh dhe pavarësisht se jemi Sasuolo, kërkojmë të mposhtim Juventusin këtë fundjavë”,- tha Boateng.