Bosnja, “Jerusalemi” i Erdoganit në Zemër të Evropës

14 Shtator 2018, 16:38Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Ndërkohë që Presidenti i Turqisë Erdogan është duke mbetur pa para, ai është tani, më shumë se çdo here më parë, duke përdorur fenë për të “ushqyer” Ballkanin, veçanërisht shtetet që janë më të ndjeshme ndaj ndikimit islamik.

Bosnja është në ballë të axhendës ambicioze islamike të Erdoganit, ku ai nuk  kursen burime politike, kapitale apo financiare, madje edhe nën  vështirësitë e tij të tanishme ekonomike, për të shtrirë ndikimin e tij  dhe për ta distancuar Bosnjen sa më shumë nga BE-ja.

Boshnjakët padyshim se nuk mund të mbijetojnë thjesht duke qenë muslimanë të  devotshëm, me përqindjen e papunësisë së të rinjve në gati 60 përqind.
Turqia nuk ka gjasa të rimëkëmbet ekonomikisht në një të ardhme të afërt, dhe premtimet e Erdogan për të ofruar ndihmë financiare dhe  investime do të bien në ujë përballë krizës së tij financiare.

Lufta e fjalëve, hiperinflacioni, sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe  investimet e pamatura mbi paratë e huazuara e kanë ulur me të madhe  vlerën e Lires Turke. Pesë vjet më parë, $ 1 ishte me vlerë 2 lira; sot, gjashtë lira shkëmbehen për një dollar, por kjo nuk i ka dekurajuar  udhëheqësit boshnjakë që të kërkojnë bashkëpunim më të afërt me  Erdoganin.

Bakiri Izetbegoviç, kreu musliman boshnjak dhe kryetari i presidencës  trepalëshe të Bosnjës, deklaroi në Maj (përpara mijëra emigrantëve turq  dhe mbështetësve boshnjakë të Erdoganit që kishin udhëtuar nga e gjithë
Evropa në Sarajevë) se “Perëndia i dërgoi kombeve tona një person për  t’i kthyer ata në fenë e tyre … Ai është Rexhep Tajip Erdogan.

Ne  qëndrojmë në këmbë me ndihmën e Perëndisë”. Turma brohoriste kur një  udhëheqës i diasporës turke e barazoi dhe e idealizoi Sarajevën si  “Jeruzalemi në zemër të Evropës”.

Bosnja ishte më shumë se e gatshme të hapte derën për presidentin turk që të  organizonte një tubim zgjedhor në Sarajevë, veçanërisht pas refuzimit të BE-së për të lejuar atë të bënte fushatë në shtetet anëtare. Për  Erdoganin, Ballkani është rajoni që mund ta vendosë atë në një pozitë  për të realizuar qëllimin e tij politik për ringjalljen e disa dukurive  të Perandorisë Osmane, duke minuar ndërkohë ndikimin e BE-së në këto  vende.

Bosnja përbëhet nga dy entitete: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës,  popullsia e të cilës përbëhet nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë  katolikë; dhe Republika Srpska, ku serbët ortodoksë janë shumicë. Rreth  gjysma e qytetarëve të Bosnjes 3.8 milionë janë myslimanë, shumë prej të cilëve e konsiderojnë Erdoganin si udhëheqës të tyre të besuar, nëse jo shpëtimtarin e tyre.

Për më shumë se një dekadë, Erdogan ka investuar shumë në përhapjen e  ndikimit të tij në shtetet e Ballkanit dhe Bosnja ishte dhe është ende një nga objektivat kryesore të tij. Ai premtoi një investim shumë  miliardësh për autostradën kryesore që do të lidhë Serbinë dhe Bosnjën.  Turqia dhe Bosnja nënshkruan marrëveshjën për ndërtimin e autostrades që lidh dy kryeqytetet e Ballkanit, një projekt që llogaritet të kushtojë  rreth 3.5 miliard dollarë, mirëpo që ende nuk ka nisur për shkak të  mungesës së burimeve financiare.

Ndërkohë që Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) – një “makineri”  përmes të cilit Turqia përhapë axhendën e saj islamike në Ballkan – ka  përfunduar më shumë se 800 projekte të vogla në Bosnje, kryesisht që  kanë të bëjnë me institucionet fetare.

Krerët evropianë tashmë kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e Turqisë  në Ballkan. Vetëm pak muaj më parë, Presidenti francez Emmanuel Macron  deklaroi: “Nuk dua që një Ballkan të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë”.

Gjatë fjalimit të tij në muajin Maj në Sarajevë, Erdogan u bëri thirrje  mbështetësve të marrin pjesë aktivisht në politikën evropiane për të  kundërshtuar sentimentin anti-turke. “Duhet të jeni në ato parlamente në vend të atyre që tradhtojnë vendin tonë”, tha ai, duke iu referuar  ligjvënësve evropianë me rrënjë turke.

Në një bisedë me ne, Orhan Hadzagic, analist politik nga Bosnja, tha se  Erdogan nga boshnjakët konsiderohet më shumë se vetëm një udhëheqës i  huaj. Ai pyet se, “Nga vizita e fundit e Erdoganit në Bosnje, cili ishte përfitimi për qytetarët boshnjakë nga ajo tubim elektoral, një ngjarje  që paraqiste krerët e dy partive që mbështesin haptazi njëri-tjetrin?”

Hadzagic është i bindur se vendi i tij po e rrezikon hyrjen në BE duke hapur  dyert për Erdogan, nga ku ai po sfidon direkt Brukselin. “Shumë OJQ”,  tha ai, “janë të afërta meTurqinë; ato marrin mbështetje financiare për  të ndryshuar imazhin negativ dhe perceptimin rreth sundimit autoritar në rritje në Turqi, në mesin e boshnjakëve “.

Një shumicë e madhe e boshnjakëve nuk sheh ndonjë alternativë drejtë  Bashkimit Evropian, ata janë të pasionuar në mbështetjen e tyre ndaj  Erdoganit. Në një sondazh të kryer nga Instituti Ndërkombëtar  Republikan, i publikuar në mars të këtij viti, thotë se 76 për qind e boshnjakëve janë deklaruar se kishin qasje pozitive rreth rolit të  Turqisë në vendin e tyre.

Për Erdogan, Bosnja zë një vend të veçantë dhe ai do të përpiqet të mbajë  imazhin e tij aty si një udhëheqës fetar dhe shpëtimtar ekonomik. “Lista e përparësive të Erdoganit po rritet, kështu që Bosnja është në mënyrë  të pashmangshme duke zbritur në atë listë,” tha Hadzagic, “i cili do të  zvogëlojë [ndikimin e Erdoganit] mbi shtetin, organizatat joqeveritare  dhe mediat këtu në Bosnje. Si pasojë, kjo do të çojë në uljen e ndikimit të Ankarasë në Bosnje”.

Si i tillë, Erdogani është duke e rritur fokusin e tij në mediat vendore  dhe institucionet joqeveritare në Bosnje duke u ofruar atyre ndihmë  financiare për të mbështetur axhendën e tij politike. Por edhe kjo po  bëhet financiarisht e rëndë, duke e bërë më të vështirë të vazhdojë me  fushatën e tij mediatike.

Sead Numanoviç, një gazetar i mirënjohur nga Bosnja, na tha se “BE dhe SHBA  janë ende (dhe kam frikë se do të vazhdojnë të jenë) shumë pasivë në  Ballkan, ky mjedis i jep një hapësirë shtesë Erdoganit për të punuar  lehtësisht me axhenden e tij anti perëndimore “. Kjo shpjegon pse Partia e AK Erdogan ka hapur kohët e fundit një zyrë në Sarajevë, dega e saj e parë zyrtare në Ballkan.

Zëdhënësi i Ambasadës Turke në Sarajevë tha për “Foreign Policy” se Turqia e  mbështet fuqishëm procesin e anëtarësimit të Bosnje dhe Herzegovinës në  NATO-s dhe BE. “Turqia nuk është [në Bosnje] të shtrijë ndikim, por të  inkurajojë stabilitetin politik për hir të të gjithë rajonit”.

Xhemal Ahmeti, historian dhe ekspert për çështjet e Evropës Juglindore, tha se myslimanët e Bosnjes aktualisht janë më besnikët ndaj autokratit turk.

“Muslimanët boshnjakë kanë humbur shpresat se shteti i tyre trinitar do të bëhet  një anëtar i BE. Kjo është arsyeja pse ata mbështeten në Turqinë për të  mbijetuar, duke qenë se ata si një sendviq mes katolikëve, kroatëve  konservatorë dhe juridiksioneve ortodokse “, tha Ahmeti për të shtuar se “Paradoksalisht, ndërsa myslimanët boshnjakë kërkojnë mbrojtjen e  Erdoganit nga ortodoksët (serbët dhe rusët), aleatët e ngushtë të
Erdoganit janë Putini dhe [kryeministri i Serbisë] Vuçiç.”

Krerët dhe qytetarët boshnjakë duhet të kuptojnë se Erdogan po lëviz gjithnjë e më afër Rusisë dhe Iranit. BE-ja tashmë e ka bërë të qartë, veçanërisht në lidhje me të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë, të cilat  janë parakushte për anëtarësimin në BE, prandaj Bosnja nuk duhet të  flirtojë me Erdoganin për shkak se ai i ka braktisur në mënyrë flagrante parimet themelore të BE-së dhe zhvillimi i një demokracie të plotë në  Bosnje nuk i shërben interesit të tij.

Tani është në dorë të liderëve boshnjakë të përcaktojnë fatin e tyre, të  cilat duhet të lidhen në mënyrë të pashmangshme me anëtarësimin e plotë  me BE në qoftë se duan të rriten e të përparojnë ndërsa përqafojnë
demokracinë e plotë.

Kjo nuk sugjeron që ata të shkëpusin marrëdhëniet me Turqinë si një fuqi  rajonale, me të cilën ata do të duhet të intensifikojnë zhvillimin e një marrëdhënie reciproke fitimprurëse sapo Erdogani të largohet nga skena
politike.

Ata duhet të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet e tyre me Erdoganin, i cili po i manipulon duke e përdorur Islamin për të ndjekur axhendën e tij të rrezikshme politike.

Ky shkrim është në bashkëautorësi me profesorin e Universitetit te New Yorkut, Alon Ben Meir

 

9 komente në “Bosnja, “Jerusalemi” i Erdoganit në Zemër të Evropës”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Zike sumqiri,ke donje koment per qiresin e stergjyshes tende sulltan afendine….!!!!??

    1. Car llazari Kryqi ju Bashkon says:

      Nuk e duam Fene e Car llazarit ne Tokat Tona. RRofte Sulltani.

  2. Car llazari Kryqi ju Bashkon says:

    Bravo tashti e fitove Azilin ne Amerike, Hahahahhaha per Gylenin kur do flasesh moJ Zhape? A Mendon qe Gyleni nuk perdor Islamin? Oj Zhape

    1. Flm says:

      Zhabat i ke ne shtepi o sumqir, i rrofte pidhi kesaj goce per guximin qe demaskon Neo-Otomanizimin e Ballkanit.
      ###
      Kjo femer (Albana) duhet te jete “fytyra” e vertete e Kosoves dhe jo ato Sorrat leshtore me ferexhe.

  3. Lee lee says:

    Eshte i zene po falet tani.Po underbyth gelbaza do comentoj .Do ve firmen underfined

  4. beni says:

    Jo vetëm Bosnja por edhe Kosova, Maqedonia e një pjesë e shqiptarve në shqipri që kerkojn bab sulltan Erdogan babaxhanin!!!
    I duan eurot e dollarët e Europës e Amerikës por mendjen e syt tek sulltan Erdogan!

  5. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    gabon rend kur citon si ”shqiptare” adhuruesit e sulltan doganit[muslimon brothers]kjo,pasi flitet per turq safi 100karat nga sorrollopi i Zike sumqirit,ok!
    shqiptar dhe turk nuk shkon……………..jane dy DNA te kunderta.

  6. vang says:

    Problemet qe ngre vazhdimisht gazetarja Xharra mbi influencen e Turqise per mbajtjen gjalle te islamizmit, jane prezente edhe ne Kosove,Shqiperi dhe ne pjesen shqiptare te Maqedonise.Pevec ngritjes se xhamive,shkollave,pagesat qe u bejne”mesuesve” te kuranit ne Kosove tani edhe per grate dhe shume veprimtari te tjera te pa numurta jane shqetesuese.Njerezit e thjeshte mbase nuk e kuptojne se sa e demton shoqerine kjo nderhyrje e Erdogan.U pa dhe arsyetimi i Bolton se shtrirja e islamizmit Shqiperi Kosove e Bosnje perben nje rrezik per fondamentalizmin mysliman dhe rrezik per Europen.Vihet re se Xharra me dhimbje dhe guxim perpiqet te stimuloje opinionin per keto rrezike qe na kanosen, duke perballuar edhe dhunen kunder saj.

  7. Hoxha says:

    Car llazari te qifte sulltani se te dy njesoj Jane tè dy muta bashk me ty o xhihadist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール販売

    wmdoll 163cm オンラインでアクセス可能な本物の人形の最高のアレンジメントを取得するにはどうすればよいですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje