Një 77 vjeçar është përplasur me armë me forcat speciale të Policisë së Shtetit.
Blutë kishin shkuar të kontrollonin banesën e tij pas informacioneve se aty strehoheshin dy persona të dyshuar për vrasje.
Ndër të tjera policia njofton:
“Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA. rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.
Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.
Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).
Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.
Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.
Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.
Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt”, nënvizon policia. (TemA)
Ore . U kapën apo jo dy te dyshuarit se ky eshte lajm.
Po a jan gjetur autoret e vrasjeve qe ishin ne kerkim ???pse jepni fake news ku jan kta te kerkuarit dhe pse nuk jan arrestuar kte thoni
Nuk e morem vesh,ishin apo jo brenda ne shtepi personat e rrezikshem ? U kapen apo iken? Por flitet vetem per te zotin e shtepis 77 vjeçarin.Me thirrjen qe bene policia jemi shume dakord qe ta ndihmojme ne te tilla raste,se shqiperia eshte e jona dhe behet fjale edhe per jten tone e te familjeve tona.