Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi se gjuetia për “peshqit e mëdhenj” është diçka ende e papërfunduar.
I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Lu tha se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit sapo ka filluar dhe për këtë përmendi disa raste konkrete.
“Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar.
Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar.
Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar.
Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar.
Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit.
Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale.
Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit, janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë.
Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi.
Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”- tha Donald Lu.
Më tej Donald Lu përsëriti qëndrimet e tij kritike ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor, për menyrën se si kanë vepriuar me eksponenëtt gjyqësor dhe krimit në Shqipëri.
“Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin.
Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit.
Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra?
E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”- tha Lu. (TemA)
Lu,mos luaj ”kinezin”,ketu eshte arabistan kshq mos u skandalizo shume,ne asnje vend arab nuk funxionon GJYQSORI!
Keta jane sunitet,njerez me bisht………….
lo kaurr shpirtlig qe vjell vetem urrejtje ? po çhyn feja ktu ? ed rama eshte kaurri jot pa bisht ?
Kush je ti mor pis . zoti te vrafte e te ndeshkofte
Ju Z Lu as që e keni idenë se çfarë ndodh në Shqipëri..
Nuk është se vetëm prokuroria dhe gjykata janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, por politikanët në përgjithësi janë ata që marin lekë , u kërkojnë favore kriminelëve e mafiozëve dhe në shkëmbim i mbrojnë këta.
Luluja e di sh mire qe sahet dot me Peshkaqenet, e ka eksperience nga USA…pse budalla eshte ai ti shkeli ne kallo peshkaqenit…o mjerane , me ke merreni me nje te sterghunosur ne kyrgistan pasi beri detyren e coroditjes se shqiptareve se keshtu ja do interesi USA….
SHTETI duhet tu ndertoje shtepi prokuroreve ,,,keto shtepi te jene te gjitha bashke ,,,dhe te rrethohen me mure te larta ,,dhe te ruhen nga siguria,,,,Brenda ketij kompleksi te ndertohen dyqane,,,,shkolla,,,qe prokuroret te ndihen te sigurt,,/////
Poli cfar thua, si te rrine Prokuroret dhe gjjykatesit tane mbrenda rreth imitieren, ata jane mesuar tu shetit gjithe boten
Balilin e ka Likja ne Gjirin e Lalzit.E mban fshehur te cizmja e Monika transvestitit.
Ky kinezo-tailandezi, po tallet hapur me neve, duke quajtur “peshq të mëdhenj”, trafikantët ordinerë të drogës dhe vrasësit me pagesë…(???!!!)