VIDEO: Kush është bashkëpunëtori i Met Kananit, i arrestuar në Vlorë

13 Shtator 2018, 18:42Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një shtetas i cili ka qenë prej kohësh në listën e të kërkuarve të policisë si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotikëve.

Policia bën me dije se në “pranga ka rënë Besmir Lupi, për të cilin Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për  ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”.

Emri i tij është bërë publik që në 11 maj 2018, në kuadër të operacionit “Precizioni” ku u shkatërrua grupi kriminal i “Eskobarit” të Ballkanit, Met Kananit.

Në shtator 2017, janë  arrestuar gjithsej 66 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton drogë.  Ndërsa në maj u ekzekutuan 13 urdhërarreste në Shqipëri.

Arrestimet u kryen në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Ndërkohë, disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Maqedoni dhe në Turqi ku është i arrestuar dhe Met Kanani muaj më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje