FOTOT: Nis aksioni i pastrimit në Tiranë, vullnetarët i bashkohen thirrjes

15 Shtator 2018, 10:05Sociale TEMA
FOTOT: Nis aksioni i pastrimit në Tiranë, vullnetarët i bashkohen

Aksioni i pastrimit te Tiranes, i lajmeruar dje edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur qe ne oren e para te mengjesit ne të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni eshte mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët  të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.

Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.

1 komente në “FOTOT: Nis aksioni i pastrimit në Tiranë, vullnetarët i bashkohen thirrjes”

  1. Kombi says:

    NJE BRAVO TE MADHE, PER TE GJITHE PJESEMARRESIT, QE TREGOJNE GADISHMERINE E TYRE, PER NJE QYTET ME TE PASTER . ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje