Pas fluturimit të parë të avionit me flamur shqiptar, Jari reagoi ashpër.
Ai është kundër vënies së emrave të poetëve kombëtarë, në avionë:
“Kjo është goditja më e rëndë ndaj poetëve kombëtarë.
I ka hipur në avion t’i rrëzojë përfundimisht”
Pas këtij postimi, Jari sqaron:
Të dashur lexues. Jari ju sqaron!
Nisja e linjës së fluturimeve me flamur shqiptar dhe me emra të poetëve kombëtarë, është goditja e fundit që Edi Rama i jep kulturës shqiptare.
Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe rrënjëve të kulturë shqiptare, ai ka nisur sulmin ndaj poetëve shqiptarë.
Një poezi të Kadaresë e lexoi para mësuesve duke e shtrembëruar, ndërsa sot ka deklaruar se avionët e linjës turke me flamur shqiptar, do t’i ketë me emra të poetëve kombëtarë.
I pari e pësoi Lasgushi.
I gjori Lasgush, të vetmen histori me avion ka kur ndiqte të dashurën skandinave, që i iku se u mërzit me të.
Që atëhere i mallkoi aeroplanët dhe nuk hipi më në to.
Kurse ky do ta çojë çdo ditë në Stamboll e ta sjellë.
Po kush e mban përgjegjësinë sikur Lasgushi të bëjë aksident, apo të gjobitet nga autoritetet turke për mungesë kontrolli teknik?
Lasgushi ka qenë rebel dhe nuk mund t’u nënshtrohet urdhërave.
Si mund ta turpërojmë ne emrin e Lasgushit, nëse avioni merret peng apo rrëzohet?
Ky është skandal.
Ai kërkon që nëse ndodh ndonjë fatkeqësi, njerëzit të mallkojnë Lasgushin.
Do thonë Lasgushi na bëri gjëmën, na shoi familjen.
E njëjta gjë dhe me Nolin e Migjenin.
Më 2013, kur ne ikëm nga pushteti, i lamë në rregll avionët.
Bel Air punonte çdo ditë.
Luli kishte punuar dhe investuar, dhe kishim alamet linje me Italinë.
Por këta e mbyllën nga inati i Lulit dhe hapin këto të rejat, për të na hedhur hi syve.
Ne nuk do ta pranojmë kurrë.
Unë betohem se nuk do hipi kurrë në ata avionë.
Do të jetë turp të thonë që unë kam hipur në kurriz të Nolit, Lasgushit apo Migjenit.
Mirë që më iku jeta duke thënë që të ka mbajt Doktori në kurriz, por tani të më shtohen dhe poetët kombëtarë.
Nuk do ta pranoj kurrë këtë poshtërsi.
U bëj thirrje dhe shqiptarëve të tjerë të mos hipin.
Dita po afron dhe do kemi avionët tanë.”
Aman o Mero,ku i sajon gjithe keto.Sa per Jarin me ate veshtrim te perhumbur apo mua me eshte krijuar pershtypja nga fotografia qe ju botoni,krijohet vertet nje situate sarkastike.
Ne stundentet e shkolles Skenderbe e dime shume mire qe Jari uren Skenderbeun. Si ushtarak shembullor ne “lufen popullore”, Jari mendon qe ne Shqiptaret dhe vecanerisht ne ushtaraket e kohes se Enverit padrejtesisht e veme Jarin para Skenderbeut si udheheqes i nje vendi te vogel me nje ushtri modeste qe mundi nje superfuqi. Jari mendon qe ai eshte me shume se kaq. Ai pa arme dhe vetem me dredhite e tij mundi Ameriken dhe Evropen dhe nga enverist u be President I Shqiperise Demokratike. Skenderbeu as qe ishte President dhe me kote thone se ai ishte mbret. Pikerisht kjo eshte arsyeja qe Jarit i pelqejne avionet turk. Turqia per te eshte vendi i dashur qe ka armik te njete me te Brenda Shqiperise. Turqia e urren Skenderbeun se luftoi per Perendimin ndersa Jari e urren Skenderbeun sepse Skenderbeu i ben hije personit te tij me madheshtine e te qenit strateg i luftes popullore. Prandaj nuk eshte e vertete qe Jari nuk do fluturoje me keta avjone. Mua , thote ai ne kofidence, as qe me behet vone se cemer kane avjonet. Vetem po te kene emrin e Skenderbeut, thote Jari une nuk do hipi ne keta avjone. Duke ditur qe Turqit asnjehere nuk do pranojne qe avjonet e tyre te kene emrin e Skenderbeut, Jari eshte shume i gezuar qe te fluturoje me keta avjon vecanerisht drejt Turqise, per problemet e tij shendetesore.
Persa i perket thashethemeve qe thone se une ja kam hipur Sales nuk eshte plotesisht e vertete. Une, thote ai, nuk ja kam hipr Sales per te bere karijere por kam shfrytezuar krahet e tij te fuqishem, njelloj si do shfrytezoj krahet e fuqishem te avjoneve turq me flamur Shqiptar. E verteta eshte se shumeicen e kohes Sala ma ka hipur mua. Une si ushtarak i rregjur duroj shume dhe sa here qe Sala ka dashur une e kam lejuar te me lashoje mua. Une thote ai me krenari per Salen jame gomari me i mire ne bote. Sala mund te me shaloje mua, thote ai, me ose pa samar, sa here te doje.