Sot ka nisur aplikimi i tarifës për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.
Ndryshe nga disa muaj më parë, kur pati një revoltë të dhunshme, këtë radhë ka shkuar gjithçka e qetë.
Drejtuesit e mjeteve kanë paguar tarifën, ndërsa nuk ka pasur asnjë protest.
Vetëm në qytetin e Kukës janë mbledhur pak njerëz nga Tirana, për të kundërshtuar tarifën për të kaluar rrugën.
Pavarësisht se ishte paralajmëruar një protestë për në orën 11:00, vetëm pak qytetarë kanë dalë përpara sheshit kryesor të qytetit.
Kuksianët duket se janë të kënaqur me ofertën e qeverisë dhe koncesionarit, që kalimet e tyre në Rrugën e Kombit të paguhen vetëm 100 lekë të reja.
Retorika në rrjetet sociale ka qenë më agresive sidomos nga aktivistë pranë opozitës, por duket se në realitet gjërat janë ndryshe.(TemA)
Politika i thot “PLAÇ” ÇDO GJEJE.I KEMI PROVUAR DY PALËT DHE ASNJËHERË “NUK KÁ RËNË AS DO TË BJERË SHEQER NGA QIELLI”.VETËM “KRIPË”KEMI PARË.RËNDËSI K QË T’JETË ME KARÁR.
Gjella me krip -kripa me karar.?
Shtet hajdut mafioz. Nje tufe zagaresh qe ndajne leke te sigurta. Taksa e qarkullimit nuk shkon ne destinacion thote fisqiri.
Turpi i rrugës së kombit. E ndërtuar me lek publike dhe e financuar nga një taks që paguhet akoma nga gjitë shoferët shqiptar.
Tani de paguajmë dy herë.
Mos të gënjejmë veten, sot 100 lek të reja nesër kanë për ta cuar 1000 lek. Përveç rrugës së kombit do bëjnë me pagesë edhe ato palo autostrada që kanë ngelur.
Në asnjë vend Evropian ku është bërë autostrada me pagesë nuk kanë ulur ndonjëher çmimin apo kanë ulur ndonjë taksë.
Saliluli mendon se Kuksanet jane budallenj por gabojne, populli eshte me i zgjuar se MULI…..
Kuksianet; budallenj s’jan po namin e kan ??
Shume mire eshte bere.Eshte kudo ne bote,dhe kete e dim se jetojme jashte shtetit.Ata qe thone se nuk paguhet autostrada neper bote,jane ata qe kerkojne rremuje dhe te vene trungje nen rrota.Shume mire,qe shqipetaret jane ndergjegjesuar per kete,dhe kjo do behej nje dite patjeter,ne mos sot ,mot.
Te cili ai shtet jashte shtetit jeton qe ka vetem autostrade me pagese per lidhjen e qyteteve? A i ke vene re ndonjehere rruget dytesore ne shtetin ku jeton? Se ketu tek neve, per te vajtur ne Kukes dhe anasjelltas, vetem ne kembe mund te shkosh nese nuk do te kalosh nga Rruga e Kombit. Normale qe do duhej paguar autostrada, por jo kur nuk ka asnje rruge alternative pasi kjo eshte takse e fshehur!
Une jetoj ne Itali, me kujtohet nje reklame qe jepte raiuno:nqs pak njerez paguajne taksat , do te kemi pak rruge pak shkolla pak çerdhe pak spitale etj,nqs taksapagusit do te rriten, atehere do te kemi me shume shkolla çerdhe rruge spitale, nqs shume njerez do te paguajne taksat , atehere do te kemi shume rruge shume çerdhe shume shkolla shume spitale e te tjera .I beni llogarite vete tani
Meqenese jeton ne Itali, a e ke vene re ndonjehere kushtet e rrugeve alternative? Superstrade, interurbane principali, interurbane secondarie etj? Tani, per kuriozitet, a je ne dijeni te ndonje rruge alternative qe lidh Tiranen me Kukesin? Po flas per ekzistencen e nje rruge alternative, jo per kushtet e saj… Normale qe po te kishte rruge alternative, do kishte kuptim edhe kjo tarife! Pastaj, ne kete rast nuk behet fjale per nje takse e cila do te perdoret per cerdhe, shkolla etj, por per nje tarife e cila i jepet koncensionarit per gjoja mirembajtjen.
Shume mire,m ka ardhur koha qe shqipot kokforte te mesohen me ligjin.
Kuksianet; budallenj s’jan po namin e kan ??
Mire bene kuksianet qe u ngriten dhe e ulen tarifen. Luli nuk diti ti drejtonte te tjeret per protesta. Tashti shqipot ta gezojne tarien e re.
“Fis kam mâ t’fortin/ E vllá bujarin,/ Per atme barkun, /Per erz kam arin.//
Prandej, mbas sodit,/ Kur t’m’leverdisin / Un kam me shndrrue / Sá herë t’due fisin.//
Kshtû, kam me rá/ Un n’mbramet Grek,/ Kam me ndjehë n’nesret / Shkjá ja Zejbek.//
Dér sod kjeç dhanun/ Per gjuhë shqyptare:/ Por shka, me sodjet, / Per mue dalët fare.//
Per mue janë baras/ Si bukë si pane, / Por due q* gjindja/ Pa tê t’mos m’lâne.//
Persè veç shqypja / Do folë n’Shqypní, / (Si duen me thânun / Nji palë zotní),//
Kur me ‘i gut’n Morgen!/ A kali imera!/ Me ‘i dobra vecer! / A buona sera!//
Mue punët të tana / M’hecin për fille,/ E dér morrizi / M’qet drandofille?…//
……
Kushdo per mue/ Le t’jét i pár: / T’jetë dreq me bryna, / Por jo Shqyptár.//
Pse krejt sod jeten/ Un ndrrue e kam,/ Kam lé per s’dytit:/ Shqyptár mâ s’jam.//
E prej se s’dytit / Kam lé sivjèt:/ Kurdo t’pagzohem/ A t’m’bâjn synèt,//historik
TURP per ty o gazetar. Po pse i fryn zjarrit ti?? Kerkon revolta qe te kesh sa me shume mundesi per te shkruar dhe publikuar ngjarje te tilla “bombastike”???? Po nuk keni turp??? Ata kane filluar nga puna,kane degjuar dhe jane njohur me cmimet ti tani kerkon rremuje?? Fajin e ka Mero qe mban ca koqe gazetare qe mbushin faqet vetem per klikime?? Nese dikur kam shkruar tek Panorama dhe ata nuk botonin shume nga ato qe une shkruaja me beri qe te filoja ketu tek ju por nuk eshte normale per tu dikur sikur punoni me keto shkrime.Ky eshte mendimi im.Qofsha i gabuar.