Dash Shehi këshilla Idrizit: Opozita s'është punë e lehtë, është punë e gjatë dhe e vështirë. Duhet të përzemë Ramën

20 Shtator 2018, 12:05Politika TEMA

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli për bashkimin në opozitë të PDIU-dhe Shpëtim Idrizi.

Ai i dha disa këshilla paraprake mbi të bërit opozitë.

Shehi i ka treguar se është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

“Rruga është e gjatë dhe e vështirë. Opozita nuk është punë e lehtë. Për këtë kam eksperiencë të gjatë.

Është punë gjatë dhe e vështirë kështu që na duhen të gjitha forcat, aq më tepër ato që kanë dëshirë të përzënë Edi Ramën dhe grupin.

Bashkohemi përtej problemeve që kemi për t’i hapur një rrugë të re për shumicën prej jush që të jetë ndryshe. Ndryshe Shqipëria do të shkojë poshtë e më poshtë.

Falënderoj zotërinë që ka ardhur, shpresoj të vijnë dhe të tjerë. Të bashkohen një pjesë e rëndësishme siç janë intelektualët, akademikët.

Besoj se zoti Basha do na drejtojë drejt një raporti të ri me institucionin më të rëndësishëm që ka Shqipëria që është qytetari shqiptar. Ju falënderoj dhe njëherë. Kjo është një rrugë e gjatë, sa e kemi filluar”, deklaroi Shehi.(TemA)

2 komente në “Dash Shehi këshilla Idrizit: Opozita s’është punë e lehtë, është punë e gjatë dhe e vështirë. Duhet të përzemë Ramën”

  1. Kombi says:

    Ha ha ha , partine e keni , si ne vend te lopes , per ta mjelur .

    PA PARTI NUK KA JETE ?

  2. Franci says:

    O Dash nuk ju voton populli pasi jeni nje koalicion qe ka brenda hajdute profesioniste e parti biznesi ( LSI),
    Ka hajdute te denoncuar nga KLSH per pervetesime mbi 230 milion euro (L.Basha), ka vrases e shkaterrues te ekonomise me firmat piramidale e Gerdeci(S.Berisha, F.Mehdiu e L.Basha).
    Banditet e politikes nuk ka popull qe i voton.Edhe sot ju kerkoni pushtet me force duke bere thirje per revolucion e lufte civile.
    Dhe mbi te gjitha keto kerkoni votat e popullit.Shume naive Dash per ty qe ke dy pare mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje