Basha shfaqet krah Idrizit dhe Kryemadhit, zhvendoset Mediu: Parlamentin e kanë marrë peng Rama me bandat e tij, opozita e ka zgjidhjen

20 Shtator 2018, 10:41Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur në Vlorë për të përcjellë mesazhin e radhës.

Në krah të tij kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i cili këtë herë kishte zhvendosur aleatin Fatmir Mediu.

Basha tha se Parlamentin e kanë marrë peng bandat dhe se opozita po ofron zgjidhje.

“Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës.

Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Kur një qytetar

Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.

Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin
Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, tha Basha. (TemA)

2 komente në “Basha shfaqet krah Idrizit dhe Kryemadhit, zhvendoset Mediu: Parlamentin e kanë marrë peng Rama me bandat e tij, opozita e ka zgjidhjen”

  1. Roland says:

    Shikojeni moniken si i ka fryre buzet , e i ka bere si p.th lope … me kete shurren shpreson lulushi te vij ne pushtet ….vaj vaj

  2. kasem gahinji says:

    paranoja e opozites.asnje nuk ka zaptuarparlamentin.dyertte hapura,karriget te lira.jni ju qe keni frike te miratoni ligje ndaj e keni braktisur. por e keqja eshte me e madhe. ju keni nje skenar serb:-ngritje te strukturave paralele ,si serbet ne mitrovice.kerkoni nje destailizim ,nga frika e vetingut apo me keq.pra nj skenar antikombetar.edhe 1997 u parapri dhe me pas shpertheu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje