Mazhoranca miraton dekretin e Metës për Teatrin, Basha kërcënon e braktis Kuvendin dhe Tiranën...

20 Shtator 2018, 08:10Politika TEMA

Ndërkohë që opozita do të jetë e gjitha në Vlorë, maxhoranca në Tiranë pritet të miratojë disa ligje ku më i rëndësishëm është dekreti i Presidentit Meta për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Përmes vendimmarrjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, maxhoranca do të pranojë dekretin për të rrëzuar ligjin, por duke amenduar disa ndryshime për rihapjen e garës për Teatrin e ri Kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje, Kryeministri Rama zhvilloi një takim për 60 minuta në Kuvend me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Nderkohe qe lideri i PD Basha mbreme ka kercenuar se kush voton pro ligjin eshte terrorist, vete ne krye te opozites sot ka braktisur dhe Tiranen per te zhvilluar takimin e radhes ne qytetin bregdetar Vlore.

Njëkohësisht në seancën e sotme pritet të raportojnë edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku dhe kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj.

1 komente në “Mazhoranca miraton dekretin e Metës për Teatrin, Basha kërcënon e braktis Kuvendin dhe Tiranën…”

  1. Kalec Dega says:

    Shqiperia ja merr edhe Novergjise, Suedise, Anglise , Hollandes etj etj…aq shume kane ecur punet dhe ligjet ne Shqiperi sa ai qe ka ngelur pa u miratuar dhe me i rendesishmi eshte prishja e teatrit, kesaj qendre trashegimni kulturore dhe historike edhe pse e katandisur ne gjendje mjeruese , per dy arsye:
    1.Sepse ne Shqiperi nuk ka me art, kulture , teater, kinema, pallat kulture etj por vecse Noizi dhe Tallava.
    2.Sepse mosmirembajtja ne kohe eshte nje variant i qellimshem tashme taktike e njohur nga hajdutet dhe kriminelat politikane qe pasi e lane ne gjendje te mjerueshme ulerijne, per ta rregulluar gjoja me nje ndertese te re ku ata vete do fitojne 20% dhe thjesht per biznes dhe jo per Teater sic e njohim ne.


    Ne asnje vend te botes nuk ka ndodhur qe per nje ndertese te miratohet nje ligj qe e shkaterron ate pekundrazi ligji do kishte me kuptim po te rruhej ajo ndertese si vlere historike dhe trashegimnie.Shqiperine e kane ne dore lopcaret dhe analfabetet , qe edhe pse skane rruge e hekurudha duan autobuza elektrik dhe trena te shpejte si ne Japoni e KIne….megjithese per hekurudhe dhe trena politiknaet tane sidomos Sh. Edi flet shume dhe e ka prioritet, apo jo o kopuka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje