Rama pret ministrin gjerman: Berlini na ka dhënë mbështetje për integrimin në BE, vazhdojmë përpara

19 Shtator 2018, 14:08Politika TEMA

“Gjermania ka mbështetur vazhdimisht integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Europian, por edhe fuqizimin e ndërveprimeve dhe bashkëpunimin rajonal”.

Kështu vlerësoi sot, Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp me Ministrin Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kryeministri Rama shprehu të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen e Qeverisë Federale për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi.

“Ne i japim një rëndësi të posaçme marrëdhënies me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe nga ana tjetër e konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e Qeverisë Federale dhe vetë Kancelares për të inicuar atë që tanimë njihet nga të gjithë botërisht si Procesi i Berlinit”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri shprehu mirënjohjen për Qeverinë Federale dhe Kancelaren Merkel, për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes së një prej reformave më themelore shtetbërëse të Shqipërisë europiane, reformës në drejtësi, dhe si dhe padyshim të gjitha reformave të tjera që lidhen drejtpërdrejt me progresin në funksion të integrimit në BE

2 komente në “Rama pret ministrin gjerman: Berlini na ka dhënë mbështetje për integrimin në BE, vazhdojmë përpara”

  1. mirel says:

    Gjermani thote bej shtet ligjor qe te bindesh skeptiket. Ndersa ti rrezon ligjin qe mbron territorin e Shqiperise dhe e nxjerr vendin ne shitje te te huajt.
    Ky do varur ne mes te Tiranes, perbri statujes se Zogut.
    Plere bastarde..kriminel, tradhetar i ndyre

  2. Berlini says:

    Gjermania ne na ka mbeshtetur gjithmone po’ ta mbeshtet erdogani o pallosh se e Mbyte shqiprine me anadollaket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje