Zyrtarja e DASH për çështjet europiane vizitë tre ditore në Tiranë, kë do takojë...

19 Shtator 2018, 13:06Politika TEMA
Zyrtarja e DASH për çështjet europiane vizitë tre ditore

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Elisabeth Millard ka mbërritur në Shqipëri,  për një vizitë tre ditore.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në facebook, përmes të cilit i uron mirëseardhjen znj. Millard.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Tiranë, zyrtarja amerikane do të takohet me krerët e shtetit si edhe do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare.

Mirëseerdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard!

Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare.

Ndiqni #MillardinAlbaniapër lajmet më të fundit.” – shkruhet në postimin e ambasades amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje