Për Ben Blushin, tregtarin e dekoderave që tradhtoi fukarenjtë!

19 Shtator 2018, 10:03Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Ben Blushi u anatemua javën e kaluar. S’lamë gjë pa i thënë e sharë. Shkaku ishte, sepse ai na shiti dekoderat dixhitalë 35 Euro. Shumë prej nesh i kujtuam fjalimet në parlament kundër qeverisë së kurruptuar socialiste dhe opozitës po ashtu. I kujtuam edhe fjalimet patetike për të varfërit. Sepse tani ai po bën flirte me qeverinë e korruptuar dhe të vërfërve ua shiti dekoderat “sa frëngu pulën”.

Tradhëtar i fukarenjve, i pabesë, pazarexhi! Nga njeriu që u qante hallet hallexhijve, u bëre tregtar dekoderash dhe i braktise hallet e hallexhijve! Ja, ia thashë dhe unë ç’pata për ti thënë Blushit.

Të tjerat i lëmë për në Janar, kur mesaduket ai do ta rrisë çmimin e dekoderit, meqë do ketë kërkesa të mëdha. Po sikur Blushi të mos ishte bërë tregtar dekoderash, por të kishte marrë me koncension Rrugën e Kombit e ta bënte çmimin 15 Euro?

Po sikur të marrë rrugën e Elbasanit, e ta vërë traun ke tuneli, që nuk besonte se Berisha do ta shponte, e nga inati të na marrë nga 10 Euro? Ky do të ishte një maskarallëk edhe më i madh, apo jo?

Pa prit njëherë, përse po i kërkojmë llogari Blushit? Për çfarë na detyrohet ai?

A foli Blushi në parlament sa na mallëngjeu të gjithëve me të bërit opozitë? A nuk rrinin ata guagët e opozitës me telefon në dorë të regjistronin Blushin kur të shante Ramën e ta hidhnin në “Facebook”? A nuk bëri Blushi një parti?

A nuk bëri ai një program, që parashikonte të na i “falte” edhe dekoderat? A nuk bëri ai një program edhe kundër korrupsionit, edhe kundër papunësisë, edhe kundër emigrimit? Madje edhe për të rritur pjellshmërinë e grave!

I bëri, na kërkoi ta votonim dhe ne nuk i dhamë vota as për të qenë në qeveri, as në opozitë. Madje, pasi nuk i dhamë asgjë, edhe u gajasëm: Ehe ky, bëri sa bëri “gam-gam” e një m…. fitoi. Sepse atë i dhamë ne!

Nuk kishim besim tek ai, ndaj nuk e votuam. Në rregull, kjo është demokracia. Po tani çfarë m… duam prej tij? Përse u ndjemë të tradhëtuar?

“Ky pushti na e bëri me të pabesë. Na braktisi ne hallexhijve që na mbronte në parlament. Pa pikën e turpit u bë me oligarkët, e po bën pazare me Ramën për ta. Po për ne kush do të bëjë “gam gam” tani në parlament? Kush do ta kritikojë Ramën “nga brenda”?

Pse u bërë drejtor televizioni o Blush? Pse u bëre tregtar dekoderash, e na i shet edhe shtrenjtë tani, pa le. E kujt, neve që na mbroje në parlament. Aty të rrije, me megafon në dorë para zyrës së Ramës. Si qen(ndjesë qenit), edhe i vetëm të bërtisje për fukarenjtë.

Po ne çdo të bënim kur ti të bërtisje, do të pyesësh ti? Asgjë, do të qeshnim me ty. Do të thonim: I shkreti, ka rrëshkit, bërtet rrugëve si ai budallai i fshatit që i shan të gjithë.

P.S: Ky nuk është një monolog për të mbrojtur Ben Blushin, pasi as kam dëshirë ta bëj, as ai ka nevojë për mbrotjen time. Eshtë një pamflet kundër jush, kundër nesh, kundër të gjithëve, që nuk njohim rregullin më elementar të demokracisë:

Tu kërkojmë llogari atyre që u kemi dhënë votën!

13 komente në “Për Ben Blushin, tregtarin e dekoderave që tradhtoi fukarenjtë!”

  1. Skypion says:

    Thote Kikia : ” Ky nuk eshte nje monolog per te mbrojtur Ben Blushin…” !
    Ashtu eshte vertete.
    Ju, zoti Kikia, jo vetem qe nuk po e mbroni Ben Blushin, por po ia numeroni te gjitha mekatet; nje nga nje; pa lene t’ju shpetoje asgje.
    Edhe une qe nuk e kam honepsur kurre retoriken politike te Blushit, madje e kam neveritur ate, per shkak te dozes se padurueshme te demagogjise, nuk do te mund t’ia numeroja kaq thjeshte e qarte mekatet atija.
    Menyra qe keni zgjedhur, pervecse hilacake dhe shume skuthe, eshte shume e efektshme.
    Por, dua te them dicka tjeter qe, me shume se me hipokrizine uleritese te Ben Blushit, ka te beje pikerisht me kete stil qe keni zgejdhur per ta goditur ate.
    Zoti Kika, megjithese jam plotesisht dakord me gjithe c’thoni per hipokrizine fyese te Blushit, po kaq, ne mos me shume, nuk jam dakord me menyren skuthe qe perdorni per ta goditur ate.
    Nuk i ka hije nje gazetari te njohur si ju nje skutheri e tille. Skutheria e venit te verteten, edhe kur e thote ate ashtu sic eshte. E verteta duhet t’i sherbeje te mires publike, dhe jo merive personale.
    As fakti qe vete Ben Blushi , jo rralle, bile shume shpesh, e perdor te njejtin stil skuth per te goditur ata qe ka meri ( bile ky shkon edhe me larg: imagjino, nje shkrimtar i ri premtues medemek qe duhej te ishte Blushi, shkruan nje roman te tere per te goditur ish-mikun e tij Edi Rama…. qe edhe ky i fundit, per ironi, ka shkarrashkruar nje liber te tere, per te goditur te urryerit e tij!), nuk mund ta justifikoje nje manover te tille.
    Gjithsesi, gjithe duke ju keshilluar me dashamiresi te hiqni dore nga nje stil i till qe nuk ju nderon, ju falenderojme per ndergjegjesimin qe u beni lexuesve per hipokrizine jashtezakonisht intelektfyese te Ben Blushit.

    1. Lee lee says:

      Lexioje prape se me ty e ka ne shumes

    2. Mario says:

      Skypion, me siguri je cuni Lubonjes, se ketu po na del se ke te drejte ti ( akoma se dime per se) dhe Kikia e Blushi jane vetem skutha. Ha,ha,ha,ha, jom shkri tu qesh .

    3. QYL=Qelepir, Yxhym, Lezet says:

      Per Skypionin dhe Aqifin prej Shkodre
      Pergjigjen jua ka dhënë komentues Ladi me poshte, pir unë po e ndihmoj sado pak.
      Skypion Trapi. Nuk hoqe dore nga maskaralleku berishian. Ne nje sahan me Enveristat dhe Ramistat ha buke edhe ti. Kikia me militantet e kishte, prandaj te dogji, sepse je militanti me i flakte i Saliut. Atehere ku eshte ndryshimi midis teje dhe enveristave? Ta them unë. Të pakten Enveri ushte nje fare burri. Ndersa Saliu? Saliu? Pu pu pu pu, do thoshte ai drejtori i Jovan Bregut.
      Ku vajte e rremove Sali Katunarin, o Enver Hoxha, që na e solle ne Tirane.
      Ndersa Aqifi poshte duket burrë i ndershëm, por e paska hallin tek fjalet e keqia.
      Po kur te shkerdhejne mbare e mbrapsht politikanet te vjen mire o Aqif Mavria? Apo do thuash secata nuk te kane shkerdhyer, por kane bere dashuri me ty?
      Ah Aqif, Aqif! Ketu ka 30 vjet që po shkerdhehet Shqiperia, ti e paske hallin tek fjalet e keqia.
      Por ti prape mbetesh burrë i ndershëm, dhe nuk ke faj.

  2. aqifi prej shkodres bukur says:

    po dhe ti mentor se zotni nuk e meriton te them qe hiqesh si nje gazetar me kariere…. jam dakort te shashe e te fyesh per me fjalet e duhura jo me ate fjalor qe perdor ti ne kete shkrim, nuk je i vetmi ke kolege polt. te hap barkun as djali im 3 vjec nuk flet keshtu. gjej fjalorin e duhur qe ti shash dhe ti ofendosh sepse e meritojne por duke ditur qe gazeten e lexojne i madh e i vogel keshtu qe shkollohuni njehere pastaj behuni gazetar.

  3. Ladi says:

    lexoje edhe nje here tjeter shkrimin skypion, se me sa duket e ke lexuar shkarazi..

  4. Toni says:

    E tmerrshme ne cfare pislleku jetojme……shikoni si shajne…me gjuhe e stil rrugesh…dhente zoti mos, qe edhe Blushi ti ktheje pergjigje ketij palogazet(k)ari..!

  5. Saimir says:

    Nuk besoj ta kete shkruajtur Mentori kete pacavure.

  6. naimi says:

    Bënit mire t[i behet se e bazoi fushatën te fukarenjtë. keta jo vetëm qe nuk jane aq shume ne Shqiperi, por edhe aq sa jane jane prej demelllekut. Se edhe fukara edhe kafet plot nuk shkon. Duke u marre shume me keta pseudofukarenj dhe me katundare harroi ata qe mund ta mbështetnin dhe qe pavarësisht se e mbeshteten, ngelen pak. E kapi dëliri e kujtoi se do fitonte zgjedhjet, kur fitorja e tij do ishte përfaqësimi. Bile ne kete sistem mbytes per te vegjlit do ishte fitore e madhe. Rradhen tjetër ishalla Beni apo ndonjë si ai, e bazon fushatën te qztetari, se ma mire nje vote qytetari qe eshte e painteres, se shtate katundari qe jane si rriqna e dojne vec gjak. Sinqerisht, ishalla mend per here tjetër.

  7. Klodi says:

    Nuk paska qene nje e marte e mire per kikine.Mbase fillimi i shkollave ka pasur efekt stresues tek kikia.
    Paska pasur ” program” per dekodera falas blushi???
    Mblidh dhe ti kikia nja 200 vota( kerkoi me nje shkrim), dhe hajde ti drejtohemi gjykates,meqense te djeg per popullin.Ke bythe?!
    Sipas teje o kiki,demokracia e sakte na qenka blushi!?
    Na dhe nje mesim per demokracine: Ne demokraci nuk ka gje pa rruge-zgjidhje.
    Ndaj,ti Kikia dhe te tjere…po te donit te ishit ne sherbim te popullit,do ishit ngritur( me shkrime ne media) dhe kerkuar me domosdoshmeri dekodera falas per te gjithe populoin.
    Gam gam( te me falin qenet) bej dhe une terë diten.
    Fundia,se perse su vete mendja ju ” gazetarve” qe dekoderat u sherbejne kanaleve televizive dhe kopanive celulare…dhe si te tilla jane te detyruara te japin çdo lloj dekoderi falas,sepse JANE TE PAISURA ME LIÇENCA KOMBETARE dhe sinjali i tyre eshte domosdoshmeri ligjore,nuk e kuptoj(!).
    Apo dhe ju Kikia jeni ne te njetin grup…broçkullisim kot qe te mos dije dhe te mesoj kurre populli te drejtat e tija?
    P.S.
    Nuk po i drejtohem meros per firmen e tij sepse merua e ka bere te ditur mendimin e tij per dekoderat…eshte pro blerjes te dekodrave nga populli…ose pro DVB T2.

  8. mirel says:

    Mire e ke o Mentor, perdir Blushin per te arritur tek kerkesa e publikut ndaj te votuarve. Nuk kishe ndonje metafore tjeter?
    Nuk eshte e veshtire te gjesh argumente dhe me te drejtperdrejta.
    Psh sot qeveria shpalli nje projektligj qe do e lejoje shitjen e tokes shqiptare te te huajt.
    Ka shume arsye ketu per te qene direkt i perfshire ne nje diskutim te nxehte per kete “veper” te re tradhetie kombetare te Rilindjes.
    Merru pak me planet per pervetesim pronash publike, pronash private, dhe shitjen e tyre kujt tja doje qefi Ramutit apo Ahmutit.
    Tokat qe nuk i moren pronaret e vertete do shiten te serbo ruset e Ramiut.
    Te duket ndonje cik si metafore e bukur kjo per ta perdorur?
    Cik me e bukur nga ajo e Blushit, apo jo?

  9. Ky eshte coban korce dmth vlleh cifut.Ketashesin babane per leke.Pse cfare kujtonit ju se do bente ky mi gjirizesh kelyshi i greqise?

  10. Tan says:

    O Torre po cake me drejtorin si seshte pronari mo Torre apo ty te pelqen Lymi se ai te kenaf ty me duket o Torre B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje