Gazmend Oketa largohet nga politika: S’mund të rri me trafikantë

18 Shtator 2018, 18:34Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-themelues i FRD, Gazmend Oketa në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ka komentuar aktualitetin politik të ditëve të fundit dhe ka treguar arsyen pse është shkëputur nga politika.

Oketa shprehet se ka vendosur largimin nga politika pasi, në sallën e parlamentit kanë hyrë njerëz të  dënuar nga gjykatat e vendeve fqinje, apo që kanë ndryshuar nga dy apo tri herë emra.

Ai ka theksuar se nuk mund të jetë kolegë me të sipërpërmendurit, por ka zgjedhur t’i futet fushës së tij, asaj të inxhinjerisë.

“Politika sot është bërë një fushë, ku gjithnjë e më shumë po gjejnë hapësirë njerëz, të cilët kanë ndërruar dy apo tri herë emrin ose mbiemrin; njerëz të cilët janë dënuar nga gjykatat e një nga vendeve fqinje për trafik droge apo trafiqe të tjera.

Edhe këtë kusht unë personalisht nuk e plotësoj dhe për më tepër, nuk kam asnjë nevojë apo arsye të rri në një sallë e të quhem “koleg” i tyre.

Besoj se mjaftojnë këto dy arsye për të kuptuar se është më mirë të kthehesh atje ku t’i je vetvetja dhe jep më shumë, sesa të “varfërohesh” mendërisht e shpirtërisht me të tillë “kolegë”’”,- ka thënë Oketa.

25 komente në “Gazmend Oketa largohet nga politika: S’mund të rri me trafikantë”

  1. IVONI says:

    .. pamvaresisht se nuk te njoh , vendimi i jot eshte i llogjikeshem , nese vertet e ndjen se je i pa perlyer ..!

    1. Turi says:

      Tani u kujtua ky!? Ka bashkepunuar me Berishen dhe Bashen dhe Topin dhe tani pas 28 vjetesh thoka qe paska qene me trafikante? Nese di dicka coji ne Prokurori sepse do te ndihmosh pastrimin e politikes nga trafikantet. Perndryshe mbylle squpin dhe shko ha therrimet qe ke mbledhur nga trafikantet para se te te fusin brenda.

    2. M A R K O says:

      Tani e mori lumi Shqiperine. Bobo çna gjeti.

  2. Durrsaku says:

    A thua se ishte deputet ky, apo e kishte 100% te sigurt fitoren , edhe nuk rri dot i shkreti ne salle me trafikantet…

  3. Lani says:

    Po.mire ja ke ba plako se kot ke qen PD duhet te shkruhet komplet

  4. FRD says:

    Me fal zoteri por qenke shume shume i tradhe. Po tashti e more vesh? Ne partine tuaj, nuk po kthehem nga partia nga ke dale, ka hajdute ne cdo nivel.? Pyet se mbase te tregojne vet qe ta marresh vesh.

  5. LORA says:

    Nese ne PD ka pasur ndonjehere qytetar te mirfillte ky ,per mua,ka qene Gazmend Oketa.
    Nuk e di se si ia ka dale te qendroje ne ate nahije banditizmi dhe antishqiptarizmi per aq shume kohe.
    Sidoqofte, me gezon fakti qe po i kthehet profesionit te tij,me kohe te plote.
    I uroj vetem te mira inxhinierit Oketa.

  6. shokut tonë Gazi says:

    Mos o Gazi! Po si do të ikësh ti mor bur! Bobo! Të shkrihet politika shqiptare! Pa gazin pulitika s’ka kuptim.

  7. Kombi says:

    HERET U KUJTOVE PER PROFESIONIN , PROFESIONI TE KA LENE SHENDENE .

    1. undefined says:

      Koment I sakte. Vone per profesionin.

  8. tani says:

    Ropt ku ti kesh o Gaz vemja; kur ke qene minister mbrojtje me ke shkaterru karrieren. S’je aq i lare, ne qe te njohim e dime si beheshin pazaret ke zyra jote. Nga 5000 euro, besoj te kujtohet o gaz okllaiu!

  9. Limi says:

    Po mo po, e mori njohjen e kredibilitetin politik ky e tani po i kthehet biznesit.. se i ka te gjitha dyert e hapura..
    Shume vone e paske kuptuar me ke ke pasur te besh..or zotni

  10. Shqiptari nga Kosova says:

    Me vertet..! Sinqerisht..! Sa me vika keq per ty..!

  11. Wov says:

    Kur ky ka qene deputet e Minister me Pd-ne, koleget e tij vertet qe nuk kishin nga dy apo tre emra, vertet qe nuk ishin denuar ndonjehere ne vendet fqinje, por ne nje vend normal do te ishin kalbur burgjeve per vjedhjet qe benin.
    Pra keto perralla shko e ua trego kalamajve, sepse ti i ndershmi le vjedhur si te gjithe hajnat e Pd-se, ishit bere si Sali Babà me 40 hajdutet.

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    Ike,Gaz,ike por mos kujto se do te shpetosh nga VETINGU!…

  13. Demokrati says:

    Gazmend Oketa eshte politikani me i paster, me qytetar dhe me realist ne Shqiperi. Sa per akuzat boshe te ndonje spurdhjaku shpifs, mjafton te kujtojme kabllogramet e Wikiliks per te gjithe shpuren e politikaneve ne vend, ku vetem Oketa dilte i paperlyer ne asnje lloj afere. Po ketu votohet cubi i forti mashtruesi. Sinqerisht me vjen keq, sepse me largimin e tij i pakesohet nje figure dinjitoze politikes. Respekt.

    1. a.f. says:

      @Demokrati
      Pastertine e Gazit dhe te gjithe atyre qe promovonte Berisha deri ne postet me te larta qeveritare, i ka shpelare me uje te ndotur pusi. Sikurse vepron sot edhe Rama me ata te tijte. Prandaj Gazi, mire ben qe i kthehet profesionit te shkolles, por mos te behet merak per “koleget” e tij, sepse te gjithe jane burime nga i njejti kanal..

  14. llapaqeni says:

    Shikoni si kercejne kokoshkat e Rilindjes, sa here qe iu djeg bytha. Pse merziteni more zoterinj ? Oketa nuk ka permendur as emra, as parti. Apo e dini mire se kujt i perkasin deputetet e denuar ne vendet fqinje dhe se kush ka nderruar nga dy-tre emra. Tuajet jane…

  15. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Politika tempulli mafiozeve. Mire e ke bere, me vonese por me mire vone se kurre. Nga vetingu nuk shpetojne vetem cironkat se balenat do ja hedhin paq sic ja kan ihedh n’ shekuj.

  16. Paqesori says:

    Duhej te ishe larguar me kohe Z.Oketa…!
    Nuk e kam kuptuar se si ti mund te ishe ne nje llogore dhe ta quaje vehten te njejte me te tjeret ne kryesine e Partise qe krijuat. Aty ke hajdute dhe kriminele te mirefillte…vetem nuk degjohen se tanime nuk ka ineres gruaja…i arriti ato qe donte me paret e te shoqit. Tani nuk ja ka me nevojen dhe ai duhet te rrije urte….Po ju pse i duruat kaq shume te tillet ? Nuk e kam kuptuar asnjehere kete….
    Shyqyr qe e kuptuat ju me ne fund !

  17. Thanasi qe ta plasi says:

    Pse je ne politike akoma ti? Ou

  18. Nik says:

    Kesaj i thone te ben moral lavirja!
    Nik

  19. Djale i mire per “shtepine” e vet e ndoshta edhe per profesionin e Tij, por jo per Politike, se nuk ia ka haberin fare. Shume mire beri qe u terhoq, se ishte inegzistent qe ne fillim te “karieres” si Politikan, sa tek PD e sa tek bijeza shterpe e PD, FRD (Ferideja e PD).

  20. leka i madh says:

    Gazi eshte djali sh serioz dhe me vjen ndoht kue lexoj disa komente….nese shkoni e gjeni dokumentat e ambasades amerikane wikileaks ishte i vetmi politikan e minister i qeverise berisha qe nuk shahej por kishte komentet me pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje