Ecuria e reformës në drejtësi, përfaqësues nga Komisioni i Venecias në Tiranë

19 Shtator 2018, 08:56Politika TEMA

Në Tiranë kanë mbërrtitur për vizitë disa raporterë të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR.

Misioni i tyre është nxjerrja e konkluzionve lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi.

Ata do të takohen me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, si dhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Çështje me rëndësi për reformën është ngritja e Këshillit të Lartë të Porkurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ngritja e këtyre institucioneve ka mbajtur peng edhe plotësimin e vakancave pas shkakrimit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu.

Gjykata Kushtetuese ëhstë tashmë jashtë funksionit ndërsa Gjykata e Lartë funksionon vetëm me katër gjyqtarë.

Në takim janë ftuar edhe përfaqësues nga opozita, por nuk dihet nëse ata do të marrin pjesë.

Kujtojmë se opozita i ka bojkotuar senacat e zhvilluara deri tani. Partitë opozitare janë mbledhur në qytete të ndryshme ditët e seancave plenare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje