Tri ofertat e Ramës, për Lulzim Bashën

19 Shtator 2018, 11:50Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë takimit me homologun e tij gjerman, Heiko Mass, ka zbuluar tre ofertat e kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, për një bashkëpunim mazhorancë-opozitë.

“Ka një ofertë nga Rama dhe qeveria drejtuar opozitës në lidhje me ato cështje që konsiderohen të përbashkëta, që korrespondojmë me axhendën e integrimit.

Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur procesin e vetingut në gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, sikundër edhe ju e keni bërë me dije, që kërkohen disa numra të caktuar për procesin e vetingut që reforma në drejtësi të tejkalojë politikën.

Ka në ofertë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore, duke qenë se hyjmë në zgjedhjet vendore dhe ka vullnet dhe dashamirësi, edhe nga qeveria gjermane për ta mbështetur procesin me ekspertizë, përpos rolit të ODIHR.

Si dhe ka një ofertë të qartë në tavolinë për opozitën për një strategji afatgjatë se si do të shërohet nga plagët nga sistemi i drejtësisë, për shkollën e magjistraturës.

Dialogu dhe thirrja për bashkëpunim nuk do të mungojnë, jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave” tha Bushati gjatë takimit të tij me homologun gjerman.

Por, vështirë se Basha do të pranojë ndonjë nga këto oferta, sidomos ato që kanë të bëjnë me vetingun dhe Shkollën e Magjistraturës.(TemA)

7 komente në “Tri ofertat e Ramës, për Lulzim Bashën”

  1. Kalec Dega says:

    1. Pagese urgjente per pallatin e prishur
    1. Takim Intim ne Cader 2
    3. Vetingun e politikaneve do ta bajme na vete.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Populli pret, t’i bien koqet dashit
      të triumfojë më në fund, e drejta
      se asgjë nuk kishin parë akoma
      dhe Edi jep, e jep, e jep oferta!
      .

  2. Bar - miu says:

    Ofertë :
    1) Mos i prish pune PS-e , sepse i prish punë PD-e dhe atyreqë na shërbejnë !
    2) Mos u mer më me doktorin , po fillo të shikosh llogaritë e tua !
    3) Të pranojë krijimin e sindiakatës së politkanve shqiptarë, ku të mbrohen me ligj të drejtat e politkanve

  3. Derri Vogel says:

    Ofertë :
    1) Mos i prish pune PS-e , sepse i prish punë PD-e dhe atyreqë na shërbejnë !
    2) Mos u mer më me doktorin , po fillo të shikosh llogaritë e tua !
    3) Të pranojë krijimin e sindiakatës së politkanve shqiptarë, ku të mbrohen me ligj të drejtat e politkanve

  4. mirel says:

    Po po.
    Garanci qe nuk do i preket qime floku.
    Mundesisht ndonje pagese tjeter me miliona euro.
    Ndonje menyre si ti ndajne bashke tregjet e koncesioneve. .
    Ato qe kane nisur Basha e Berisha te mos prishen, dhe ato qe nisi Ramuti te mos kontestohen.
    Dhe mundesisht, permbushja e te gjitha mareveshjeve te Berishes me greket.
    Eshte detyre imediate apo jo?

  5. Klea says:

    Te dy ketyre duhet tja u qish rracen e poshter. Edhe ktij populli moterqire injorant turkomut qe i voton.

  6. - says:

    basha eshte dakord per te tria ofertat.Rama qe u votua nga shumica e shqiptareve po bashkepunon me kundershtaret e popullit.Rama eshte shnderruar ne nje brigadier koperative ,i drejtuar nga kryetari xhelat sali tradhtari.Rama po pregatit largimin e tije ne menyre te pa vetedishme.Nuk na duhet hyrja ne be duke cenuar vullnetin e popullit.bashkepunimi me nje opozite te pa dobishme per te ardhmen e shqiperise do te thote se pozita ka te njejten fityre.u votuat per te vene ne vendin e duhur dinjitetin e shqiptareve qe u perkembe nga berisha,meta,basha ,e nano,dhe nga i pavetedishmi bashkepuntore i tyre rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje