Pse po çohen “drejt vdekjes” tre dijetarë me ndikim në botën islame, në Arabinë Saudite?

19 Shtator 2018, 09:24Politika TEMA

Autoritetet saudite kërkojnë dënimin me vdekje për tre dijetarë me ndikim në botën islame, duke testuar një kod pashkruar të mbajtur nga sundimtarët e Mbretërisë, shkruan gazeta amerikane The Wall Street Journal.

Gazeta përmend emrat e tyre, duke veçuar faktin se ata janë ndër më të shquarit, si Awad al-Karni dhe Ali Alomari, dhe më i rëndësishmi, Salman al-Awda i cili ka më shumë se 14 milion ndjekës në Tëitter.

Wall Street Journal raporton duke iu referuar aktivistëve të të drejtave të njeriut, se ata u arrestuan gati një vit më pare për shkak se nuk mbështetën haptazi bllokadën saudite mbi Katarin.

Megjithatë, një zyrtar i lartë saudit i tha gazetës se treshja nuk u arrestuan për pikëpamje politike.

“Asnjë person në Arabinë Saudite nuk është nën hetime për shkak të pikëpamjeve të tij politike …

Arrestimet e tyre dhe të tjera të figurave janë në përputhje me përpjekjet e Mbretërisë për të luftuar ekstremizmin, i cili ndikon në të gjithë botën”, tha zyrtari.

WSJ thotë se Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman dhe babai i tij, Mbreti Salman, ndaluan aktivistë, klerikë, biznesmenë dhe zyrtarë të qeverisë si pjesë e përpjekjeve për të reformuar shoqërinë saudite dhe ekonominë.

Megjithatë, në të gjithë këtë grupim veçohen kjo treshe dijetarësh, pasi për shkak të popullaritetitë madh, ndikimi i tyre shkon përtej ndikimit të çdo personi të arrestuar nga profilet e tjera, raporton Tesheshi.

Gazeta thotë se marrja e hapave kundër dijetarëve në Arabinë Saudite mund të kthejë opinionin publik kundër sunduesve në Mbretërinë dhe mund të forcojë kundërshtarët e tyre brenda vetë familjes mbretërore.

4 komente në “Pse po çohen “drejt vdekjes” tre dijetarë me ndikim në botën islame, në Arabinë Saudite?”

  1. Kalec Dega says:

    Ai ne te majte Undefined Qerim, I mesit Hajdari dhe ne krahun e djathte Ballist Kuksjani.

  2. lanet says:

    Ore po çfare dijetare leshi jane keta, pse nuk e thoni? Çfare specializimi apo kompetencash kane e ne cilen fushe te dijes a diturise. Lajm leshi

  3. Albin says:

    U lumte,3 plera me pak

  4. Rama says:

    Cojini ne kopshtin zologjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje