Bojkotuan takimin e opozitës, Idrizi mesazh Dules dhe Mediut: Nuk duam t'ju zhvendosim, ne jemi vlerë e shtuar

20 Shtator 2018, 11:48Politika TEMA

Mbledhja e opozitës në Vlorë këtë herë u shoqërua me mungesa të theksuara ku ra në sy mungesa e aleatëve  kryesorë të PD-së para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në takim vendin e republikanit Fatmir Mediu dhe liderit të PBDNJ-së, këtë herë e kishte zënë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij dha një mesazh për kreun e PBDNJ, Vangjel Dule dhe të gjithë forcave opozitare që nuk i pëlqeu ideja e afrimit të PDIU-së.

“Nuk kemi ardhur këtu për të zhvendour kënd, por kem ardhur si vlerë e shtuar. Ne jemi në habitatin tonë’, tha Idrizi, teksa theksoi se vëmendja e opozitës duhet të përqëndrohet te rrëzimi i qeverisë.

“Kjo mazhracë prej 5 vjetësh është jo vetëm e konsumuar dhe e lodhur por e ka çuar Shqipërinë në drejtim të paditur”, tha Idrizi.(TemA)

1 komente në “Bojkotuan takimin e opozitës, Idrizi mesazh Dules dhe Mediut: Nuk duam t’ju zhvendosim, ne jemi vlerë e shtuar”

  1. dr. vucidoli says:

    Ne kohrat e vjetra thuhej: Lab me cizme, kosovar me mend dhe Cam besnik nuk ka. Te jete e vertete valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje