Deputeti i PS tallet me Bashën: Pse s'ndenjte në Tiranë t'i prije atyre 20 vetëve që po çirreshin, ca ushtarë të Mziut s'para duken më

20 Shtator 2018, 16:08Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka komentuar mbledhjen e opozitës në qytetin e Vlorës duke “thumbuar” kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e ka pyetur se pse nuk qëndroi ditën e sotme në Tiranë dhe pse përkrahësit e Xhelal Mziut nuk po e mbështesin më.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Nuk kuptoj pse Lul Basha nuk rri me Tirane me ju pri nja 20 veteve qe po cirreshin per teatrin te dera e parlamentit meqe e ka shpalle kauze te veten dhe ka arrite me mobilizu gjithe keta njerez?! 

Nuk e shpjegoj se si do e zgjidhe ceshtjen Came Shpetim Idrizi me Lulin ?!

 Nuk e di pse vettingu nga SPAK, strukture antikorrupsion e Reformes per Drejtesi, e certifikuar nga SHBA dhe BE i terrorizon kaq shume Bashen me shoke ?!

Ndersa e perkthej se si nuk i pret e as mbeshtet askush keta lideret e opozites ne keto daljet e trimeruara te Lulit te enjteve neper rrethe !

Bile as ca ushtare te Xhelal Mziut nuk para duken me !

Per te gjitha keto jam i shqetesuar….!”, shprehet Ndreu. (TemA)

4 komente në “Deputeti i PS tallet me Bashën: Pse s’ndenjte në Tiranë t’i prije atyre 20 vetëve që po çirreshin, ca ushtarë të Mziut s’para duken më”

  1. Lul says:

    Hahahahaha sa e forte

  2. Qwerty says:

    Pertej fatkeqesise qe ky vend ka per opozite PD dhe Bashen, ky eshte deputeti mei mencur i pozites. Fytyra e vertete e Rilindjes dhe shembulli me i mire se si njeriu rilind duke kapercyer ylberim nga Lsi ne Ps etj, etj.

  3. adi says:

    pse ata intelektuale dhe aktiviste te sh civile qe kishin dale te cirreshin i dukesh ushtarert e mziut ktij katunarit me veshje firmato

  4. Albi says:

    Luli ka shku per lesh sa te kete Salen qe se le me marr fryme. Mos e lodhni kot me dite se ka maru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje