Rama denoncim publik Bashës: Donte ta bënte pallat teatrin e Metropolit me dyqane e dhoma gjumi

20 Shtator 2018, 12:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht kreun e PD-së Lulzim Basha.

Shefi i qeverisë ka nxjerrë edhe një shkresë surprizë nga foltorja ku sqaroi se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Florion Mima i kishte dërguar një shkresë ku kërkonte privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit të djathtë Astrit Veliaj.

Më poshtë fjala e kryeministrit në Kuvend:

“Shumë shkurt dua të sjell në vëmendje një shembull kuptim plotë të asaj që është dyfytyrësia e përditshme e atyre që sot mungojnë këtu edhe pse Teatrin Kombëtar e kishin lancuar si kalin e tyre të betejës. Mungojnë sepse kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar se si po digjet Vlora.

Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin e të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë se si ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra dhe si është sot. Nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell ka ende shumë për të bërë por është ditë nuk është më natë.

Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florion Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashkisë e çfarë i kërkon. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon Florion Mima ‘Teatri i Estradës’ për llogari të deputetit Astrit Veliaj.

I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Riranës i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të metropolit para se Basha të shkonte në bashki çohet për privatizim jo për PPP as për të ndërtuar një teatër të ri të metropolit në këmbim të kontributit të zotit Veliaj dhe në funksion dhe të një përfitimi legjitim të zotit Veliaj pasi të investonte për teatrin e ri por për t’u privatëzuar për pallat.

Privatizim për të ndërtuar pallate, me dyqane e dhoma gjumi. Estrada është domein ekskluziv i PD, dhe është e drejta legjitime i Bashës e të tjerëve që për estradën të kenë fjalën e fundit. Por jemi përpara një shembulli se sa hipokrite është bërtitja e tyre, si kur thonë se duan të mbrojnë Teatrin Kombëtar, një godinë e marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë. Ndërkohë që e ka skenën 8 metra të gjerë, skena e Teatrit të Turbinës është 24 metra. 

Edhe sikur të merret hipoteza e restaurimit, që është e pamundur, sërish do kishim një skenë prej 8 metrash. Ndërkohë shqiptarët duhet të bëjnë dallimin, mes nesh që një pronë publike të kthyer në gërmadhë pa e cënuar do e kthejmë në një prej teatrove më të bukur të rajonit, mjafton të shohin stadiumin e ri ata që kanë nevojë të prekin për të besuar.

Ata mund të vazhdojnë estradën e të vazhdojnë të gënjejnë ata që i marrin kallup fjalët nga goja e tyre. Janë po ata që vunë kujën për shembjen e stadiumit, dhe do jenë po ata që do veshin pallto në verë kur të vijnë të shohin ndeshjet e kombëtares që mos i njohin”, theksoi Rama.(TemA)

10 komente në “Rama denoncim publik Bashës: Donte ta bënte pallat teatrin e Metropolit me dyqane e dhoma gjumi”

  1. Zigur Qarri says:

    Pislleku e PD-s,justifikon vjedhjen e prones publike te Teatrit Kombetare ne mes te Tiranes,nga Rama dhe oligarket e tij?
    Tenderat pa konkurence jan vjedhje e hapur,por,kur kjo praktikohet edhe tek pronat publike siç kerkon te beje Rama me
    Teatrin,eshte tejkaluar koncepti korrupsion,kemi te bejm me nje Term tjeter,me krim kombetare,sepse ka si qellim zhdukjen
    kultures sone.Nuk eshte hera e pare qe interesat kombetare sakrifikohen per hir te atyre ideologjike dhe personale.Fakti qe
    Ligjin e posaçem antikushtetus per shembjen e Teatrit dhe ndertimin e kullave,mbrenda PS-s e kundershtoi vetem Pandeli
    Majko,tregon,qe”rilindasve”nuk i interojn fare,absolutisht fare interesat kombetare.Berisha eshte barbare,Rama i pabese
    dhe mashtrues.Perse nuk ben transparente marrveshjen me Greqine”rilindasi”Rama?Eshte e qarte,Rama eshte gati te shese
    jo vetem Teatrin Kombetare tek oligarket shqiptare,por edhe territore te Shqiperise per interesat e tij politike,tek te huajt.Kjo
    eshte edhe arsyeja qe Rama akuzon aq shpesh kundershtaret per “Esadiste”,qe ti beje paraprite akuzave ndaj tij,qe eshte me
    Esadist se vete Esad Toptani.Ka ndonje rast tjeter ne histori,qe nje Kryeminister ta ktheje shembjen e nje objekti kulturore
    gati ne qellim?JO,ky eshte i vetmi rast harbuterie.Shembja e Teatrit perveç interesave private te Rames,ka edhe nje kleçke
    tjeter,fshin gjurmet e nje korrupsioni te hershem te antishqiptarit Rama.Ne nje shkrim interesant,Fatos Lubonja,tregon
    fakte te korrupsionit te Rames kur ishte Minister i kultures.Rama qe nuk le pa ju pergjigjur edhe adoloshenteve ne Facebook,
    nuk u prononcua per kete akuze te Lubonjes qe e komprometon rende,por e la ne heshtje dhe harrese,si ne te gjitha rastet
    kur akuzat per korrupsion ndaj tij,jan 1000% te verteta.Lubonja, asaj kohe mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte
    pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në
    këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe
    fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në
    dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon
    edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual:
    batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas
    Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e
    Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi
    vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit
    që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Fol o Zigur Qarri
      fol hej tungjatjeta
      bjeri gjatë e gjatë
      se ke ngrën gazeta.
      .
      Tirre, lesh arapi
      shkrije krejt tallonin
      hec rrotë më rrotë
      me dudum Skypionin.
      .
      Komentoni dëndur
      e mos lini raste
      me mëndjen e fëndur
      dhe me Copy- Paste!

  2. Fidel says:

    Edi Rama!
    Nuk eshte kjo menyra e duhur qe te mbrosh nje vendimin tend per ta prishur teatrin dhe oper te ndertuar nje te ri!
    Shkaku i kesaj gjurulldie politiko-komike,krejtesisht te menjanueshme eshte menyra arrogante dhe harbute e te menazhimit te shtetit nga ty si kryeminister,qe pasi i ve qytetaret para fakteve te kryera ,pa u bere transparence gjithckaje qe do behet me parate e taksapaguesve shqiptare,qe eshte rruga me e drejhtre dhe me e ndershme per ty,harxhon 10 fishin e kohges per te kundershtuar opoziten,qytetaret etj duke u marre me krahasime adoleshentresh se cfare paska bere Basha dikur!
    Mbro vendimin tend,mbro politiken tende,mbro ligjet dhe deshirat e popullit e jo gerr verrcet e vtua me opoziten e kriminalizuar!
    Dikur kur ishe kryebashkiak i Tiranes,jemi kenaqur shume kur nxirrje ne sheshin Skenderbej projektet e ndertimeve qe do beheshin,qe qytetaret te jepnin edhe mendimin e tyre!
    Ajo dite u harrua edhe nga ty,por edhe nga Veliaj,qe ndjek rrugen tende prej arroganti buzeqeshes!
    Je i pa afte Rama dhe kurre nuk do korigjohesh,se je mendjemadh dhe as di te sillesh si burre vshteti qofte edhe per hipokrizi!
    Ironine,cinizmin,arrogancen etj qe perdor me opoziten e perdor edhe ndaj qytetareve qe te kritikojne!
    E kjo eshte nje shenje e mjaftueshme qe ti kurre nuk do jesh kryeminister i popullit,por i familjes tende!

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Po shum mire qe po denoncon njehere Lulin Adoleshent
      Luli Llapaqen GENJESHTAR MASHTRUS
      PD MBRON VETEM kriminelet
      Drejtesia ta gjykoi
      Lark Antishqipetar me shok bandit
      POPULL mos u genje nga MASHTRUSET SI
      BASHA BERISHA LIKE FLOLIRI MONA IDRIZI JAN
      ANTISHQIPETAR

  3. Salih kaosi says:

    Grup i strukturuar teresisht kriminal qe drejtohet nga salih dhe lulqim vrasesit
    Drejtesia e munguar solli kaos ne te gjithe vendin

  4. zambi says:

    Shkresa eshte iniciuar nga Z. Mima dhe jo nga Basha sic e tha vete kryeministri. Plus qe ajo ka qene nje ide/deshire (absolutisht super korruptive) e cila nuk eshte realizuar se godina aty eshte akoma dhe ne pronesi te shtetit, e paprivatizuar.

    Nderrimi i pushtetit u be qe te vidhnit si PD? Jo, u be qe te mos vidhnit. Por ne fakt ju po vidhni shume me shume pertej cdo imagjinate.

  5. Gopisti i fundit says:

    Ti Qorri Zigur, qorr ke per te mbetur sa te jesh gjalle e sa te degjosh mashtruesit e shqupit. Mor po shiko a derezi se si edhe ndertesen e shqupit ja zhvaten ushtrise dhe e bene pallat te tyre. Po ku i besohet lulushanit , kur zaptoi detin dhe mori 14 mil. Euro per nje prone qe skishte fare lidhje me te ?.

  6. Labi says:

    Qe Lul Basha eshte po aq i ndyre sa ty e dime ,zoti Rama.
    Qe nuk ka ndryshim midis privatizimit dhe ppp se tende per teatrin e dime…rezultati eshte miliona euro per xhepin tuaj.
    Te dy hajdute jeni. Nxirr publiko shkresen qe thua.

  7. Andi says:

    Eshte revoltus fakti se so ju “e rrihni” popullin te pranoje vjedhjen per gje te mire.
    Bejeni dhe mos na fyeni. Vidhni por pushoni se eshte fyese. Grabisni,por pa na rrahur. Pasurohuni,por pa u tallur.
    Linda ka nevoje per me shume hapsire,vila eshte vrime miu per mundesite qe burri saje ka. Zaho nuk eshte bere akoma multi milioner,djali i Zahos e ka jo te sigurte te ardhmen si oligark, Gregu u lodh duke bere nje jete shune shume shume me poshte xhepit te rende te babit.
    Just, vidhni,por pa na marre per idiote.

    Ps kush te tha se nuk e dime qe dhe Luli eshte hajdut?!

  8. Emigranti says:

    O popull shqiptar,
    Akoma nuk e kupton se keta dy « armiq politike te betuar » nuk grinden per gje tjeter veçse kush eshte me i zoti per te vjedhur se tjetri ?
    Keta te dy e kane kthyer besimin tend ne mall, ashtu si edhe pasurite e tua te luajtshme dhe te paluajtshme. Dhe i kane te gjitha shanset moshore te te rjepin akoma per te pakten njezete vjet !!!
    Je poull pa nerv, pa shpirt revolte apo akoma me keq nje popull hajdut, qe te meritosh keta dy hajna te papare e te padegjuar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje