Ky është momenti tronditës kur dy të rinj zihet me grushte e shkelma në mes të rrugës, sherr I cili filloi me pretendimin se kush ishte më i forti.
Njëri prej tyre dëgjohet në fillim të videos duke i thënë se “kam mundur të të mposht në palestër” dhe pa kaluar pak sekonda e godet vazhdimisht burrin tjetër në një rrugë në Kent të Anglisë.
Edhe pse disa kalimtarë rastit mundohen t’i ndajnë, njëri nga sulmuesit e godet fuqishëm me shkelm në kokë “rivalin”.
Videoja është filmuar nga një dëshmitarë okularë i identifikuar si Jinn Bassan, ndërsa policia ka konfirmuar lajmin se kanë filluar hetimet rreth këtij incidenti të tmerrshëm. (TemA)