Berat, lindin trenjakë. Nëna 25-vjeçare u habit pasi priste binjakë

22 Shtator 2018, 20:23Sociale TEMA

Një nënë nga Berati ka thyer shifrat e INSTAT lidhur me numrin e lindjeve në vend.

Në harkun kohor të 15 viteve të fundit, në Berat ka munguar një lindje trenjakësh.

Por, këtë të shtunë, 25-vjeçarja Libonika Dodoveci ka sjellë në jetë 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza, përmes një lindjeje çezariane.

Mimoza Beja, infermiere pranë Repartit Obstetrik Gjinekologjik, në Spitalin e Beratit, konfirmoi se 3 fëmijët, djali me peshë 3 kg dhe vajzat me peshë 2.7 dhe 2.6 kg gëzojnë shëndet të plotë, raporton TCH.

Sipas infermieres, kjo lindje konsiderohet e veçantë për këtë spital, pasi kishte munguar prej 15 vitesh.

Nga ana tjetër, nëna e re, e cila në shtatëzaninë e parë solli në jetë 3 fëmijë, shprehet e habitur sepse nga ekot kishte mësuar se priste binjakë, por jo tre fëmijë.

Ndërsa, babai i fëmijëve, Ervisi, i emocionuar shprehet se do të jetë jo e lehtë për të përballuar rritjen e trenjakëve dhe për këtë apelon për ndihmë, sado e vogël qoftë ajo.

4 komente në “Berat, lindin trenjakë. Nëna 25-vjeçare u habit pasi priste binjakë”

  1. Alban says:

    Një lajm I shkelqyer! Shteti ti ndihmoje. Me jete të gjate.

  2. Tr says:

    Ekot e doktorve qe nuk “duhen” burgosur?
    Ekon nuk tregonin nje femije 2kile e 700gram?
    Nejse,
    Ti Rrojne e Me Jete Te Gjate!!!

  3. Tr says:

    Prap une.nqs na lexon ndonje nga familja e Nenes… aman hiqi batanijet nga bebet!!!
    9 muaj duruan qe te dalin e te lirohen…leri me nje çarcaf te holle, te lutem!

  4. Andon says:

    Nje mrekulli per prinderit!
    Vete kam binjake.
    Tu rrojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje