FSHF, si institucion kriminal!

22 Shtator 2018, 21:15Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Futbolli shqiptar eshte zhytur ne nje kolaps total – ku numri i spektatoreve eshte gjithnje e me shume ne renie, besushmeria e gares eshte zero pasi percaktuesit e kampionatit vendosen qe ne startin e sezonit, ekipet kombetare jane ne ditet me te errta, ndersa fenomeni i trukimeve eshte kthyer ne nje semundje te pasherueshme.

Federata Shqiptare e Futbollit e cila eshte kthyer ne nje institucion privat te Armando Dukes qe e sheh si biznes per te fituar para ne menyra korruptive – tashme eshte perballe nje fakti qe e ka kthyer ate si nje institucion qe funksionon dhe ne menyre kriminale.

Sot pas nje operacioni te sukseshem te Policise se Shtetit ku u arrestuan 11 persona, mes tyre bente pjese dhe nje emer i njohur i futbollit shqiptar dhe atij shkodran, portierit Armir Grima.

Tekniku 44 vjeçar u vu ne pranga gjate operacionit “Oaz” dhe ai akuzohet si pjese e grupit “Bajri”, nje nga personat me te kerkuar ne Belgjike – nderkohe qe ne drejtim te Grimes rendojne dhe akuza per trukime ndeshjes.

Futbolli shqiptar ka qene vitet e fundit ne qender te mediave boterore dhe te vete UEFA-s per çeshtjen e trukimeve dhe ne kemi sot nje klub te denuar me 10 vite perjashtim nga Kupat e Europes per kete akuze.

Ekpi i denuar qe ne rastin konkret eshte Skenderbeu, eshte nje ekipi qe merr finacim direkt nga numri nje i FSHF-se, Armand Duka, i cili eshte aksioner i sponsorit kryesore qe mban te veshur ne fanelle klubi korçar.

Ai i doli ne mbrojtje ketij krimi qe ka bere nje klub shqiptar duke cenuar rende lojen e “fair-playt” me shitjen e ndeshjeve, por duhej nderhyrja e UEFA-s per te dhene nje denimin – pas mbrojtjes qe i behej nga FSHF-ja me urdhrin direkt nga padrino i tyre.

Armir Grima qe eshte arrestuar kete te shtune eshte njeriu me i afert dhe me i besueshem i presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Dukes.

Duka e ka punesuar ate ne drejtimin e Kombetares shqiptare te femrave dhe shihte tek ai njeriun qe do te ngrite ne maja te larta kete sport, nderkohe qe nuk mbahet mend se kur kjo Kombetare mund te kete arritur fitoren e fundit.

Laku po ngushtohet dhe Armando Duka sot mori goditjen e rradhes duke i arrestuar bashkepuntorin e tij te afert duke u bere rasti i rradhes pas perjashtimit te klubit te ortakeve te tij.

Hetimet per trukimet e ndeshjeve duhet te shtrihen me thelle dhe aty do te shohim qe emri i Grimes do na duket shume i vogel.

Disa emra i ka dhene UEFA, por mburoja e FSHF-se dhe shtetit po ben qe ata te jene serish president klubesh. Mbrojtja zyrtare e FSHF-se per kete arrestim te trajnerin te kombetares shqiptare tregon qarte qe strukturat e ngritura ne ate institucion jane vetem e vetem per te shitur ndeshje, per te vrare besmin tek nje futboll i ndershem, per favorizuar ekipet e aferta te presidentit dhe per te sulmuar me gjithe fuqi ekipet dhe zerat kunder tyre. Vete FSHF eshte nje institucion jo i ligjshem qe eshte i dal nga nje pal zgjedhjesh korruptive duke i dhuruar nje mandat me menyra mafioze Armando Dukes.

Futbolli shqiptar nuk do te gjeje kurre qetsine derisa te pastrohet nga kjo kupole qe ka uzurpuar gjithçka qe nga viti 2002 qe kur drejtimin e FSHF-se e mori Duka i cili ka ngritur nje sistem qe e ben ate nje president te perjetshem.

Arrestimet e fundit dhe denimet nga UEFA jane nje sinjal pozitiv, por duhet nje hetim akoma dhe me i thelle nga prokuroria qe duhet te hap dosjet e skandaleve të futbollit shqiptar te cilen pallati i drejtesise e ka pasur burim financiar; frike dhe alergji deri me sot – pasi ne te kundert futbolli do vazhdoje te ndiqet pas nga fantazmat e pa ndrshkuara te se shkuares.

Arrestimi i sotem i nje trajneri kryesor te FSHF-se tregon qarte se ky institucion drejtohet dhe funksionon ne menyre kriminale!

4 komente në “FSHF, si institucion kriminal!”

  1. rroku says:

    Sa te jete kryebanditi Duka ne krye te federares stadjumet duhen bojkutuar sepse cdo ndeshje eshte e shitur.

    1. Kalec Dega says:

      Sa te jene peshkaqent sali,rama,meta,lulu do kemi shume thashetheme nga Fatjoni apo Erjoni…
      popull legen qe nuk u ndergjegjsuat kurre dhe akoma skuptoni qe shqiperia akoma po vuan nen diktaure e komunizem”demokratik”

      1. shvejku says:

        Cfare komunizmi,o Kalec gomari qe vetem samari te mungon!
        Akoma nuk u ngopet me 26 vjet kapitalizem,per te mbajtur ne sume rrondelen e Dukes se krimit?
        Mos ha mut kot,se ne socializem te tridhnin prej koqesh po te trukoje ndeshjet!

  2. korçari says:

    Prokuroria duhet te hape çeshtjen Duka ne prioritet pasi kurrupsioni dhe mashtrimet ne FSHF kane kaluar çdo limit dhe duhet t’i konfiskohen te gjitha pronat ,llogarite bankare apo asetet te ketij mafiozi .Vetem po te verifikohen fondet e dhena nga FIFA do te dale kahsapana qe ka bere ky birbo me banden e tij.Mjaft me me hajdute ordinere,sportdashesit shqiptare meritojne te pakten RESPEKT pa neglizhuar rolin e futbollit ne patriotizmin dhe krenarine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje