Klop flet për Shaqirin: Fajin e kam unë, të gjithë duan të luajnë

22 Shtator 2018, 11:06Sport TEMA

Me ardhjen e Jurgen Klop në krye të stolit të Liverpulit, duket se kanë ndryshuar shumë gjërat me të kuqtë pasi jo vetëm që u arrit finalja e Ligës së Kampionëve, por edhe në kampionat Liverpuli po tregon një formë mjaft të mirë.

Merkatoja e verës nuk ka qenë edhe aq e nxehtë për Liverpulin, që afroi pak lojtarë, por me emër si Alison apo edhe Shaqiri.

Për këtë të fundit, ka folur vetë trajneri Klop i cili shprehet se sulmuesi po bën gjithçka mirë dhe shumë faj për mungesën e aktivizimit, e ka vetë trajneri Klop.

“Shaqiri është një djalë shumë i mirë, jo vetëm për atë që jep në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes dhe jashtë. Të gjithë e duan Shaqirin dhe të them të drejtën, ai po jep gjithçka që të fitojë vendin e titullarit dhe gjithçka po e bën shumë mirë. Ai nuk po aktivizohet për fajin tim, por shumë shpejtë do të ketë minutat e veta.

Të gjithë në skuadër duan të luajnë dhe unë nuk jam i kënaqur me veten nëse ata që duan të luajnë dhe më japin sinjale pozitive e nisin nga stoli. Dua që shumë lojtarë t’i aktivizoj titullar që të tregojnë veten dhe me kaq shumë ndeshje sa janë tani, do t’i aktivizoj”, tha mes të tjerash Klop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje