Zyrihu i Zvicrës ia doli që ta fitojë ndeshjen e parë të vlefshme për Europa League në transfertën qipriote ndaj AEK Larnaca.
Ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 61-të të takimit, nga Benjamin Kololli.
Mesfushori kosovar pësoi një incident jo të lehtë pasi i dha avantazhin skuadrës.
26-vejçari u drejtua tek tribuna e tifozëve të ekipit tij për të festuar me ta golin e shënuar, por fatkeqësisht nuk arriti.
Ndërsa po kalonte pengesat në stadium, ai ra në një gropë.
Në atë moment tifozët dhe shokët e tij të ekipit u afruan për të parë ku përfundoi dhe ta ndihmonin.
Kololli ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë e fituar nga Antonio Marchesano.
Me këtë fitore të arritur Zyrih mban vendin e dytë në renditje me tri pikë aq sa ka edhe Bayer Leverkusen që kryeson falë avantazhit të golave.
Në vendin e tretë qëndron Ludogortes Razgrad dhe në të fundit AEK Larnaca.
Haha I don’t think this FC Zurich player realised how deep the drop was! ? pic.twitter.com/il9i1GqdwK
— EPL Bible (@EPLBible) September 20, 2018