Ramos, rekord në Champions League me 37 kartonë të verdhë

20 Shtator 2018, 16:10Sport TEMA

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos i njohur për sjelljen e tij në fushë, është bërë lojtari më i ndëshkuar në historinë e Champions League.

Mbrëmë, në ndeshjen kundër Romës, të cilën Real Madrid e fitoi me rezultatin 3-0, Sergio Ramos u ndëshkua në minutën e 23-të me karton të verdhë, duke hyrë në këtë mënyrë në histori, pasi theu rekordin e Paul Scholes.

Për spanjollin ishte kartoni i 37-të i verdhë në 115 ndeshje të Champions League.

Mbrojtësi gjithashtu mban rekordin për kartonë të verdhë gjatë një sezoni të vetëm të Champions League. Gjatë sezoneve 2010/2022 dhe 2012/2013, ai është ndëshkuar pesë herë, ndërsa Scholes, nuk ishte ndëshkuar kurrë më shumë se katër herë.

Ramos, i cili e ka fituar 4 herë trofeun më të madh evropian, është ndëshkuar 24 herë me karton të kuq, dyfishin e mbrojtësit tjetër të Real-it, Fernando Hierro.

Ai gjithashtu është ndëshkuar më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e La Liga, duke koleksionuar 19 kartonë të kuq.

Për krahasim, ish-mbrojtësi i Sevilla-s është ndëshkuar tri herë me të kuq në Champions League, një më shumë sesa mesfushori anglez. Ramos nuk është ndëshkuar kurrë në 158 ndeshje për ekipin kombëtar spanjoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje