FOTO: Strakosha në skuadrën e javës të FIFA-s

20 Shtator 2018, 12:00Sport TEMA

Instinkti i shkëlqyer që tregoi në minutën e 95-të ndaj Empolit, por edhe disa ndërhyrje të tjera gjatë ndeshjes, kanë bërë që Thomas Strakosha të fitojë menjëherë vend mes në ekipin e më të mirëve që ekspertët e EA Sports, në bashkëpunim me FIFA-n, kanë zgjedhur për javën e parë të FIFA19.

Strakosha u tregua vendimtar me ndërhyrjen e tij ndaj Kaputos për të siguruar që Lacio të merrte pikët e plotë në ndeshje dhe kaq i ka mjaftuar për të siguruar vendin e tij në këtë ekip të veçantë të lojës së famshme kompjuterike, ku ka qenë i pranishëm edhe në sezonin e kaluar.

Strakosha është portier i dytë në fakt, pasi vendin e parë, mes titullarëve e zë Jan Zomer i Borusia Mynshengladbah.

Mes emrave të përzgjedhur këtë javë, përkrah Strakoshës janë edhe Kulibali, Kancelo, Paje, Hazard, Jarmolenko apo Verner.

Një vend në formacion ka fituar edhe Granit Xhaka, për golin e tij në fundjavë me fanellën e Arsenalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje