Janë mbyllur mbrëmjen e sotme ndeshjet e para të fazës së grupeve të kompeticionit të “UEFA Champions League”.
Një mbrëmje spektakolare ku nuk munguan golat, kartonat, dhe rezultatet surprizuese.
Reali i Madridit e nisi mbrojtjen e titullit me fitore duke mposhtur në “Santiago Bernabeo” skuadrën e Romës me rezultatin e pastër 3-0.
Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga, Julen Lopetegui, që shënoi një fitore të bukur fal golave të shënuar nga Isco që realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe Gareth Bale që gjithashtu shënoi në mënyrë mjaft të bukur në pjesën e dytë.
Pët të vulosur shifrat në 3-0 mendoi Mariano Diaz në minutën e fundit të ndeshjes.
Me tre pikë e ka nisur dhe skuadra e Juventusit në transfertë kundër Valencias ku fituan me rezultatin e pastër 0-2.
Edhe pse u gjendën në disavantazh numerik pas daljes me karton të kuq të Kristiano Ronaldos që e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme debutimin e tij në Champions me fanellën bardhezi, sërish Juve mori një fitore të madhe.
Dopieta e shënuar nga pika e bardhë e 11 metërshit nga ana e Pjanic i dha tre pikëshin e parë skuadrës se Massimiliano Allegrit.
Ndërkohë, Man.United bëri detyrën në transfertë kundër Young Boys duke fituar me rezultatin e thellë 3-0, fal dopietës së Pol Pogba dhe Martial.
Surpriza e kësaj mbrëmje ishte padyshim Lioni që mposhti në fushën kundërshtare Manchester Cityn.
Të besuar e Pep Guardiolës bën një paraqitje zhgënjyese në këtë sfidë të parë përballë tifozave të tyre duke humbur me rezultatin 1-2.
Golat për ekipin francez u shënuan nga Cornet dhe Fekir, ndërsa për Cityn shënoi David Silva.
Më poshtë rezultatet e mbrëmjes së sotme dhe golat në tre takime. (TemA)
Benfica-Bayern Munich 0-2
Manchester City-Lyon 1-2
Real Madrid-Roma 3-0
Plzen-CSKA Moscoë 2-2
Valencia-Juventus 0-2
Young Boys-Manchester United 0-3
Ajax-AEK 3-0
Shakhtar Donetsk-Hoffenheim 2-0
Rezultati: Benfica-Bayern Munich 0-2
Goli i shenuar nga Renato Sanchez
Goli i shenuar nga Robert Levandovski
Rezultati: Real Madrid-Roma 3-0
Goli i shenuar nga Mariano Diaz
Goli i shenuar nga Gareth Bale
Goli i shenuar nga Isco
Rezultati: Valencia-Juventus 0-2
Goli i dyte i shenuar nga Pjanic
Goli i pare i shenuar nga Pjanic
Momenti i ndeshkimit me karton te kuq te Ronlados