Sulmuesi i njohur bullgar, Dimitar Berbatov, ka bërë një parashikim për finalen e Champions League.
Ish-lojtari i Bajer Leverkuesen, Totenhem, Mançester Junajtid dhe Monako, gjykon se njëri nga finalistët do të jetë Juventusi.
Për “Betfair”, bullgari është shprehur: “Juventusi do të shkojë në finalen e Champions League dhe mendoj se do të ndeshet me njërën mes Barcelonës dhe Mançester Sitit.
Mënyra si luan Siti, më bën të mendoj se është favorit kryesor. Reali ka humbur Ronaldo dhe nuk është më i dobët, por më duket se Barcelona është më e fortë në Spanjë këtë sezon”.
Barcelona fitoi bindshëm ndeshjen e parë në grup, ndërsa Siti dhe Juventusi zbresin në fushë sot në mbrëmje. Berbatov i konsideron favoritë, por Championsi është gjithmonë i paparashikueshëm.