VIDEO: Festoi apo u mërzit? Veprimi i Salah pas golit të Firmino ndan tifozët

19 Shtator 2018, 13:46Sport TEMA

Goli i Roberto Firmino në fundin e ndeshjes ndaj PSG i dha Liverpulit 3 pikë dhe një avantazh të ndjeshëm në një grup në Ligën e Kampioneve të cilin shumëkush e ka cilësuar si të vdekjes pasi aty gjendet edhe Napoli.

Ndaj ishte e natyrshme që të shpërthente festa në radhët e të kuqve për suksesin e rëndësishëm 3-2 pasi topi u ndal në rrjetën e portës së Areaola. Por ndoshta, jo për të gjithë.

Kamerat kanë filmuar ato momente pankinën e Liverpulit, ku shfaqej Mo Salah duke përplasur me forcë një shishe uji në tokë.

Normalisht, ky interpretohet si nj gjest mërzie dhe menjëherë tifozët në rrjetet sociale kanë vënë në diskutim sjelljen e futbollistit egjiptian i cili ishte zëvendësuar disa minuta më parë në një mbrëmje ku nuk kishte qenë në maksimumin e tij.

Pamjet bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe shumëkush filloi të kritikonte lojtarin për këtë veprim duke e cilësuar si egoizëm të tepruar, ndërsa të tjerë mendonin se kjo sjellje ishte “shfryrje e tensionit” të grumbulluar deri në ato minuta ankthi dhe fund dramatik.

Këtë teori e mbështetin edhe me disa filmime të tjera të shpërndara në rrjetet sociale të cilat tregojnë një fraksion loje ku lojtari ngre duart lart te goli i realizuar nga shoku i skuadrës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje