Ka startuar mbrëmjen e sotme kompeticioni më i bukur dhe më i rëndësishëm Europian, “UEFA Champions Legue” me dy supersfida Inter-Tottenham dhe Barcelona-PSV të cilët zhvilluan ndeshjet e tyre në orën 18:55, një orar që është ndryshe nga vitet e kaluar pas ndryshimeve që ka bërë UEFA.
Dy ndeshjet e para të Grupit B dhuruan spektakël dhe emocione gjatë gjithë 90 minutave – ku vemendja kryesore ishte tek sfida që luhej në “San Siro”.
Takimi mes Interit dhe Tottenhamit u mbyll me fitoren e madhe të zikaltërve me rezultatin 2-1, të cilët marrin një tre pikësh të artë përballë tifozerisë së tyre.
Eriksen ishte ai që i dha avantazhin Tottenhamit në minutën e 53-të të ndeshjes.
Por, kur ndeshja po shkonte drejt fundit Interi reagoi në mënyrë të duhur duke realizuar golin e barazimit me anë të sulmuesit Mauro Icardi që shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca.
Heroi i këtij tre pikëshi do të ishte Vecino në minutën e 92-të që shënoi golin e fitores për të besuarit e Spalletit duke shpërthyer në festë “San Siron”.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit B, katalanasit e drejtuar nga Ernesto Valverde triumfuan me shifrat e pastërta 4-0 kundër hollandezëve të PSV.
I pari që i dha epërsinë Katalanasve ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili realizoi një gol spektakolar në minutën e 32-të me anë të një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht prej tij.
Goli i dytë do të vinte në pjesën e dytë në të 75-të me anë të mesfushorit Dembele, ndërsa do te ishte serish Lionel Messi qe do te shenonte dhe dy gola te tjere duke vulosur shifrat në 4-0.
Një tre pikësh i merituar për Barcelonën që konfirmohet një nga pretendetet krysore për të fituar këtë kompeticion.
Më poshtë golat e shënuar në ndeshjet Inter-Tottenham dhe Barcelona PSV. (TemA)
Goli i shenuar nga Vecino
Goli i shenuar nga Icardi
Goli i shenuar nga Eriksen
Barcelona-PSV 4- 0. Permbledhja e rasteve dhe golat
HIQENI ORE GAZETARE TE SPORTIT NGA GOJA FJALEN ……..::::::::::::::::::::::::::.STARTU……………………………..::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::.