Leo Messi në kërkim të “viktimës” së tij të 30-të në Champions

18 Shtator 2018, 19:16Sport TEMA

Leo Messi përballet sot me Champions-in e tij të 15-të. Me përjashtim edicionit të parë, 2004-2005, ylli argjentinas ka shënuar në katërmbëdhjetë të tjerët.

Më produktiv ishte edicioni 2011-2012, kur shënoi 14 gola, siç ishte edhe sezoni 2014-2015 me 10 gola. Këto vite ai ishte golashënuesi më i mirë dhe fitoi dy trofe.

Në sezonin 2008-2009 regjistroi 9 gola, të cilët i shërbeyen për të qenë golashënuesi më i mirë. Messi mbretëroi nga viti 2008 deri në vitin 2012. Gjithsej ka shënuar 100 gola në 125 ndeshje.

Këtë vit, Leo rikthehet në Ligën e Kampionëve “i hipnotizuar”. “Gjembi” i Romës është ende “në mish” dhe katalanasit po mendojnë ta nxjerrin atë. “Nuk mund të rrimë edhe një vit tjetër pa Champions. Ne jemi eliminuar herët tri herë radhazi dhe kjo nuk mund të ndodhë më”, – tha argjentinasi për “Mundo Deportivo”. E ka fjalën për tre edicionet e fundit, të tre të fituar nga rivalët e Real Madridit. Për t’u rikthyer në podin e këtij kompeticioni, Barça do të ketë nevojë për Messin më të mirë dhe, mbi të gjitha, golat e tij.

Rruga do të jetë e gjatë dhe tani sfida e argjentinasit është fitorja ndaj PSV, një ekip që ai kurrë nuk i ka shënuar. Holandezët do të ishin “viktima” numër 30 e tij në Champions. Më 20 shkurt, Leo rrëzoi një rival tjetër, që i kishte rezistuar atij, Chelseas.

Pas nëntë ndeshjeve, skuadra angleze u gjunjëzua para pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Stamford Bridge”. Për t’u arritur prej tij në këtë drejtim janë vetëm dy futbollistë: Raul Gonzalez, i cili iu shënoi 33 rivalëve, dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka ndëshkuar 32 rivalë. Portugezi ka një impuls në pritje, sepse është ende në aktivitet, madje me oreks të rritur, si pjesë e Juventusit.

Rubin Kazan, Atletico, Inter, Liverpool, Benfica dhe Udinese janë kundërshtarët e vetëm nga 35 të tillë, që ka hasur në Champions, ndaj të cilëve Messi ende nuk ka qenë në gjendje të shënojë. Arsenali është “viktima” e tij e preferuar evropiane. Ai ka shënuar 9 gola në 6 ndeshjet e luajtura kundër “Topçinjve”. “Pokeri” në çerekfinalen e kthimit të Champions-it (2009-2010), në fitoren 4-1 në “Camp Nou”, i jep atij më shumë nder. (Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje