Inter-Tottenham: Icardi bën debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Kane

18 Shtator 2018, 16:57Sport TEMA

Interi rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve pas më shumë se gjashtë vjetësh.

Kapiten i zikaltërve Mauro Icardi është gati të debutojë në këtë kompetcion kundër një gjiganti si Harry Kane.

Pas një mungesë gati shtatë vjeçare, tani Interi më në fund kthehet për të dëgjuar muzikën e Ligës së Kampionëve dhe për të konkurruar me kundërshtarë si … Tottenham .

Sot në orën 18.55 të dy skuadrat do të përballen me njëri-tjetrin për ndeshjen e parë të Grupit B.

Do të jetë një sfdië e re dhe e veçantë, veçanërisht për Mauro Icardin, kapiten i këtij Interi i cili e ka filuar sezonin e ri mes një mijë problemeve.

Tani, megjithatë, Championsi mund të jetë një mundësi e re për ekipin e Nerazzurrit dhe vetë Argjentinasin, i cili po vuan mungesën e golit.

Icardi në fakt ka luajtur tri ndeshje në Serie A, duke dhënë vetëm një asist.

Në këtë takim Icardi do të rivalizojë dhe ndaj sulmuesit të parë të Tottenhamit: Harry Kane.

Sulmuesi anglez është në të njëjtën moshë si argjentinasi, por ai tashmë ka më shumë përvojë në fushën ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një mesatare të pabesueshme realizimi në Ligën e Kampionëve.

Harry Kane ka luajtur dhjetë ndeshje, duke shënuar nëntë gola.

E njëjta moshë për të dy sulmuesit, por një rezultat shumë i ndryshëm evropian në këtë moment që është në favor të sulmuesit anglez.

Sot do të jetë hapi i parë i Icardit në Ligën e Kampionëve, me shpresën për të qenë në gjendje të konkurojë kolegun e tij në kohën më të shkurtër të mundshme. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje