VIDEO: Maradona poker në debutim, feston si ultras

18 Shtator 2018, 14:56Sport TEMA

Diego Armando Maradona, e nis me fitore eksperiencën në krye të Dorados di Sinaloa, një formacion që luan në kategorinë e dytë të Meksikës.

Ekipi i ish-Pibe de Oro, pasi grumbulloi tri pikë në gjashtë ndeshjet e fundit, mposhti 4-1 Tapachula për suksesin e parë sezonal: vendimtar ekuadoriani Vinicio Angulo, i cili shënoi një hat-trick në pjesën e dytë.

“Unë nuk e di nëse njerëzit do të mbyllin gojën, unë kam ardhur këtu për të punuar me stafin tim – fjalët Maradona-s , pas ndeshjes – Nuk ka asnjë sekret, përveç punës dhe disponueshmërisë së lojtarëve është shembullore. E dija që do fitonim, pikërisht në momentin kur i pashë të stërviteshin me dëshirë dhe uri për lavdi”.

Dorados nuk arritën të depërtonin në pjesën e parë “, por ne e dinim se ata do të dorëzoheshin në pjesën e dytë dhe ky është momenti ku bëmë diferencën. Arritëm një fitore që unë dhe lojtarët e tjerë, e dinim që ishte brenda mundësive tona.”

Sigurisht El Diez mori një hakmarrje të vogël, ndaj atyre që e kishin kritikuar “, Disa thanë se Maradona nuk ka asnjë gjë të mirë, por tani ata mund të shohin se çfarë jam i aftë të bëj.

Megjithatë, kemi fituar vetëm një ndeshje, kemi përpara shumë finale, dhe është vetëm fillimi i një ëndrre të bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje