Armand Duka ia doli, e gjithë bota flet përsëri për Shqipërinë.
Pak rëndësi se nuk flet me për rezultate sportive të kuqezinjve por për një gjyq të kotë.
E rëndësishme për kreun e FSHF-së është ketë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Ai ka pranuar shpesh se emërimi i Kristian Panuçit në stolin e kuqezinjve ishte edhe pasojë e faktit se ai ishte një personazh i njohur në arenën ndërkombëtare, një mënyrë më e lehtë që t’i garantonte Shqipërisë shikueshmëri në vazhdimësi.
Fatkeqësisht, këtë shikueshmëri ai nuk po e garanton si paraardhësi i tij nëpërmjet rezultateve, të cilat mungojnë thuajse plotësisht, por me atë që bën jashtë fushës të lojës, shkruan “Vipsport”
Kësisoj, e gjithë bota ka lexuar sot për gjyqin mes trajnerit të përfaqësueses dhe ish-presidenti Bujar Nishani.
Lajmi i publikuar nga “Associated Press”, është shpërndarë nga mediat më prestigjioze botërore, duke përfunduar deri në amerikanen “Washington Post”.
Në shkrim sqarohet se Panuçi kërkon 100 mijë euro për një postim në Facebook, ndërsa gjyqtarja Anila Karanxha ka 30 ditë kohë për të vendosur nëse do të ketë apo jo një seancë gjyqësore mes palëve pasi të dëgjojë pretendimet e palës akuzuese.
Italia të na nisi një tranjer tjetër.
Panuci tregon se eshte nje njeri me integritet dhe dinjitet dhe perpos kombetares po edukon edhe klasen politike shqiptare qe eshte mesuar te mbahet ne politike jo me politike te vertete por me fyrje sharje e shpifje per kedo e kudo.Vertet duhet dhene nje shembull i pare qe te frenohen keta rrugace te fjales e sjelljes .
sHUME MIRE JA KA BERE,kUR NE SHQIPERI TE TERE U MESUAN TE SHAJNE TE AKUZOJNE E OFENDOJNE PA ASNJE BAZE SE NUK TE GJEN GJE,kJO ESHTE NJE KULTURE QYTETARIE.qE NJEREZIT TE RESPEKTOJNE TE KRITIKOJNE PO MOS TE FYEJNE