Gjyqi Panuçi-Nishani, Duka: Ish presidenti duhej ta mbaj gojën, por nuk jam dakord me padinë e trajnerit

17 Shtator 2018, 16:00Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panucci, ka riformuluar padinë ndaj ish presidentit të Bujar Nishanit ndaj të cilit kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.

Trajneri italian vendosi që të padisë Nishanin pas reagimit që ai bëri pas humbjes që Shqipëria bëri kundër Kosovës me një deklaratë në rrjetet sociale duke e cilësuar Panuccin si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur.

Për këtë çështje foli dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili për “Supersport”  u shpreh kundër deklaratës së Nishianit, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord për ta çuar në gjyq ish-presidentin

Më shqetëson fakti se ai është ish-presidenti i vendit tim.

Nuk ka të drejtë t’i themi askujt sharlatan, nuk do ia lejoja vetes kurrë t’i thosha askujt sharlatan.

Ish-presidenti për mua është institucion, do të jetë i tillë gjatë gjithë jetës së vet.

Nëse do të më pëeste mua, nuk do të isha dakord që të akuzonte ish-presidentin tim” u shpreh Aramnd Duka. (TemA)

1 komente në “Gjyqi Panuçi-Nishani, Duka: Ish presidenti duhej ta mbaj gojën, por nuk jam dakord me padinë e trajnerit”

  1. Xha jaho says:

    Do me thënë edhe po të bëjë tradhëti kombëtare ndonjë ish president, zotrote do ta mbrosh që të.mos i hiqen gradat, rrogat, përfitimet marramendëse të ish atyre që nuk janë presidentë të shteteve por të partive. Zoti Dukë korigjohu dhe drejtoje mirë gjykimin. Askush nuk është i përjashtuar nga përgjegjësia dhe dënimi kur deklarohet fajtor. Nëse ka faj ose jo vërtetohet në gjykatë dhe nëse del fajtor humbet jo vetëm ishin por edhe përfitimet përkatëse. Merr një top.në dorë dhe rrotulloje, çdo e vërtetë rrotullohet rreth boshtit të vet. Lum ai që ka bosht .
    Xha Jaho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje