VIDEO: Mrekullia e Thomas Strakosha-s, në sekondat e fundit të ndeshjes

17 Shtator 2018, 10:30Sport TEMA

Thomas Strakosha kthehet përsëri vendimtar për Lacion, duke mbrojtur një fitore të rëndësishme pas një fillimi aspak të mbarë të kampionatit. Portieri i përfaqësueses shqiptare është bërë protagonist sot me një tjetër mrekulli, këtë radhë në minutën e 95 të ndeshjes kundër Empolit ndaj një gjuajtje të Kaputos.

Ishte 1-0 për Lacion dhe ai devijim me këmbë i mundësoi skuadrës së portierit shqiptar të tregonte vlerat e saj.

“Unë njeriu i ndeshjes? Jo, suksesi është i të gjithëve. Kishim fat në fund, nuk ishim në maksimum e kjo shihet. Duhet të përmirësohemi të gjithë, janë tre pikë të arta dhe tani duhet të punojmë. Nuk e prisja gjuajtjen e Kaputos në fund, mendova më të keqen. Por edhe kështu jemi të lumtur”, tha portieri shqiptar pas sfidës.

“Empoli luan mirë, e dinim. Jemi të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë më mirë. Komplimente atyre për si kanë luajtur, janë të fortë. Dy ndeshjet e para ishin të vështira, por kemi mësuar nga ato. Tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe përqendrohemi, duhet të gjejmë formën e duhur fizike, jemi në rrugën e duhur”, ishin fjalët e portierit shqiptar.

6 komente në “VIDEO: Mrekullia e Thomas Strakosha-s, në sekondat e fundit të ndeshjes”

  1. Lexues says:

    Ju hendert mortja, ju hengert. Qe nuk dini as te shkruani emrin e Starkoshes.

  2. I pa emer says:

    Hajde pritje qe paska ber Strakoqja ,hajde.
    Bravo strakoqja .

  3. tahir tagriu says:

    Por te topat e larte mbetet si dru ne mes te portes. edhe eliminimin nga Champions edhe eliminimin nga Europa league, Lazio i ka peshqesh nga ky portier. ben gjera te bukura, por kur duhet te jete aty, ne ndeshjet vendimtare, mungon!

    1. Ali Mesgushti says:

      E vertete, ben shume mire me topa te ulet, por nuk del nga porta ne krosa te larte dhe ka shume pasiguri ne topat e larte ne zone. Kete te mete ka dhe Berisha. Vetem Perlat Musta (rahmet paste si portier) po te dilte nga porta, o e kapte topin o ska! Viva Perlat!

  4. Devolliu says:

    Po mire emri qe te paska humbur ´ po pse shan mor derdimen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje