Duka vazhdon mbrojtjen e Panuçit: Mua më qetëson kur shoh se ndaj kujt kemi humbur

16 Shtator 2018, 23:04Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vazhdon të insistojë se nuk duhet sulmuar kaq shumë trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi.

I ftuar në Supersport, ai ka vazhduar të insistojë se ka filluar një sulm i qëllimshëm kundër trajnerit, por pa dhënë shpjegime se nga vinin këto sulme.

“Nuk mendoj se ka një situatë. Do të donim shumë ta fitonim, edhe ai që është përgjegjës kryesor, ky është futbolli, këtë kam thënë edhe unë.  Kemi humbur një ndeshje, nuk mund ta trajtojmë si tragjedi. Nuk është për të etiketuar një njeri, është lojë kolektive, e marrim suksesin e mossuksesin të gjithë, të gjithë kanë peshën e vet specifike. Nuk jam i kënaqur, por nuk mund ta dramatizoj, ndoshta është presion shumë i madh psikologjik mbi ekipin, shumë mirë është se vetë na kanë çuar në Europian e ne e kërkojmë përsëri.

Këto nuk janë shifrat e Panuçit, janë shifrat e kombëtares shqiptare dhe nuk më kënaqin fare. Por jo vetëm këto, në gjithë historinë nuk më kënaq asnjë humbje, kërkoj gjithmonë edhe në miqësore. Por kur shoh me kë kemi humbur, më zbut pak dhimbjen, edhe kur shoh fitore në ndeshje zyrtare.

Kemi humbur kundër një ekipi që ka në përbërjen e tij futbollistë të Premier Ligës. Italia dhe Shqipëria nuk janë paralelizmi i duhur. Nuk thashë që Panuçi është i pagabueshëm, që ai dhe çdo futbollist aty nuk ka ndonjë gjë për të korrigjuar. Por e kam thënë se opinioni  merr për bazë edhe këto që thuhen në media. Ato më duken të orkestruara pasi filloi shigjetimi ndaj Panuçit”, tha Duka.

3 komente në “Duka vazhdon mbrojtjen e Panuçit: Mua më qetëson kur shoh se ndaj kujt kemi humbur”

  1. sali says:

    Dhe ke te drejte.Cmund te beje panuci me ata skandal futbollista,Ku vetem dy prej tyre luajne titullare,Te tjeret jane rezerva ne ekipe te dores se dyte. Le te therasim e te krijojme futbolliste ne radhe te pare, E verejtjet behen nga disa trainere medioker shqiptare qe nuk kane bere asnje gje te hajrit

  2. Fshf says:

    Ik or rrot ka nuk te shqetson tu nuk ishte spanja Jane ne nivelin tone prandaj jemi me nje grup

  3. tifozi kuq e zi says:

    OR katundari shijaku o DUKA qe ke ren ne para dhe na ben leksione idjot , ktu nuk behet fjal se humbem nje apo dy ndeshje , ktu behet fjal qe shikojm para syve nje ekip qe nuk thot asgje qe nuk ka as grint as organizim por nje çoroditje totalre ,nuk je ti qe mer vesh me shum nga sporti me ate çamin qe ka pas rujt delet tek peliçeria ne koh te PPSHs se keni ren ne lek o pler , ne kemi nje jet qe shikojm futboll qe kur ti nuk kishe lindur dhe e shikojm qe zvenitjen çorganizimi dhe mungesa e bukuris dhe rezultatit vin sepse ky trajner qe ti e ke mar per ti ber qok tek ne ,nuk ka haberin e drejtimit te nje ekipi ,kame mijra trajner bota te kualifikuar e profesionel qe kan drejtuar dhe ekipe te kategoris dyt ne europ por qe kan haberin si ndertohet nje formacion ,kan haberin te bejn ndrrimin e duhur kan haberin te studiojn kundershtain , ne per nje trajner te ksaj natyre kemi nevoj qe nuk pretendojn per rrog te fuqishme ,shiko trajnerin e kosoves tamam trajner ,ktu esht problemi , por per humbje ne me shum humbje kemi mar se fitore kjo sna çudit fare , se dhe me debiazin 9 pik reale mblodhem gjith e gjith panvarsisht se zotrote bleve me para armenin ne armeni dhe kalove neper europ me gjyqe ,si debiazi dhe ky jan shum trajner te dobet ik hiq dor nga italia fshatar shijaku , se te esht ber fiksim italia nga koha PPSHs , kalo ne franc gjermani e gjetk , mjaft talle bythen me tifozet SHQIPTAR duke i ofenduar si ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje